-
Disa nga këshilltarët e komunës së Tetovës kërkojnë që të ketë më shumë linja tëtransportit publik.Bëhet fjalë për fshatrat e malësisë së Tetovës dhe fshatinFallishtë.Kjo kërkesë është shtruar nga ana e këshilltarëve të LSDM-së .“Kemi propozuar hapjen e linjave të reja për transport të udhëtarëve deri nëfshatin Falisht dhe Saraqinë.Pasi që ka disa linja, shpresoj se dhe kjo linjë dotë hapet dhe këshilli do të marrë në konsideratë kërkesën tonë dhe qytetarët tëmund të shfrytëzojnë trasportin publik”, tha Natasha Petrovska”këshilltare eLSDM-së.Ndërkaq, kërkesë kishte që të hapen linja të reja edhe për në fshatin Bozovcë, Vicëdhe poashtu Falishtë.“Propozova që të shtohen tre linja të reja, pra linja Tetova-Vicë dhe anasjelltas, linja Tetovë-Bozovcë dhe anasjelltas dheTetova –Falishtë dhe anasjelltas.Kërkova që raporti së bashku me linjat e reja të përfshira të inkorporohen dhe të silletnë seancën e rradhës në rend dite pasi që kishte edhe mangësi sa I përket linjave ekzistuese, pasi që linjat që janë tëmiratuara nuk realizohen në praktikë” tha Faton Selami këshilltar nga Alternativa.Në ndërkohë, këshilltarët e VMRO-DPMNE-së, theksojnë se kërkesa e LSDM-sëështë kopjuar nga ata dhe thonë se ata kanë kërkuar që nga viti I ardhshëm të ketëlinja të caktuara edhe për fshatin Falisht.“Dua të demantoj këshilltaren e LSDM-së, sepse ne këtë propozim e kemidhënë që në seancëne komisionit dhe ai propozim do të jetë për programënpër vitin 2023.Pra, nuk do të ketë çdo orë autobus, por do të ketë orarë tëcaktuar gjatë ditës dhe nuk mund në këtë mënyrë të jepen deklarata”, thaAngel Karapetrov, këshilltar i VMRO-DPMNEsë.Ndërkaq, nga komuna e Tetovës thonë se kërkesat do të shqyrtohen dhe në bazë tëmundësive do të përgjigjen kërkesave të këshilltarëve.“Unë si kryetar I këshillit kërkova që këta kërkesa të këshilltarëve të adresohen tek ndërmarrja dhe të shehmundësinë reale që të inkorporohen edhe ata linja të reja. Por do të presim që administrata e ndërmarrjes tëjep përgjigje se si do veprohet më tej në lidhje me këta kërkesa” tha Besar Durmishi, kryetar I këshillit tëkomunës së Tetovës.Në rend dite të seancës së gjashtë të komunës së Tetovës ishin raportet financiarepër punë të Ndërmarrjes Publike Tetova Transport.TV KOHA