-
Deri më 20 janar është afati kur banorët e Tetovës do të mund të parashtrojnë kërkesat etyre për të siguruar një vend parkimi për tërë vitin.Edhe pse afati ka qenë deri më 30janar, megjithatë I njejti është shtyer për më 20 janar për shkak të festave dhe kthimit tëmërgimtarëve në vendlindje. Të gjithë ata që nuk kanë paraqitur kërkesa të reja do tëpërballen me bllokim të automjeteve.“Ju e dini se tashmë ndërmarrja Parkingu i Qytetit, ka krijuar vende të reja përparkim edhe nëpër disa blloqe banimi, prandaj edhe rritet numri i qytetarëve qëparashtrojnë kërkesa për parkim vjetor. Prandaj, duke patur parasysh faktin se kapatur festa, disa qytetarë kanë qenë në pushime dhe për të mos krijuar kaos, e kemivazhduar afatin për parashtrim të kërkesave.Pas 20 janarit do të vazhdohet tëfunksionohet në bazë të kërkesave të parashtruara”, tha Igor Dodevski, drejtor iNdërmarrjes Publike Parkingu I Qytetit.Nga kjo ndërmarrje bëjnë të ditur se në rajonin e Tetovës dhe rrethinës ka rreth 55 mijëvetura të regjistruara, kurse me ardhjen e mërgimtarëve është rritur dukshëm frekuentiminë komunikacion që shkaktoi edhe kaos në aspektin e parkimit.Për të evituar këtë kaos,komuna lejoi për parkim oborret e katër shkollave në Tetovë.“Ju e dini në kohën kur vijnë mërgimtarët, ne nuk duhet që ti dënojmë ata por kemiobligim që t`I shërbejmë dhe në këtë formë ne bashkërisht me kryetarin e komunëssë Tetovës arritëm që të lirojmë për parkim oborret e disa shkollave. Pra, ne nukduhet që t`I dënojmë sepse fundja e fundit ata sjellin shumë të ardhura për qytetintonë”, tha Dodevski.Por, ende nuk ka asgjë konkrete lidhur me ndërtimin e parkingjeve në kate në Tetovë.Komuna është duke bërë analiza dhe pritet që në të ardhmen pasi që të gjendet vendipoashtu të shihet në bazë të planeve urbanistike të fillojë ndërtimi i parkingut nëkate.“Në plan janë edhe parkingjet në kate dhe e gjithë kjo do të varet nga sektori përveprimtari komunale, për të parë se si do të përballemi me këtë frekuentim të madhnë qytet të automjeteve.Ashtu si do të vendos sektori për veprimtari komunale ashtudo të veprojmë”, theksoi drejtori Dodevski.Ndërkohë, sa i përket gjendjes financiare të ndërmarrjes drejtori Dodevski, thekson sederi në kuartalin e tretë kanë qenë në plus dhe punohet që në qytet të ketë më shumëvende për parkim, më shumë rend por njëkohësisht për ngritjen dhe avancimin e gjendjessë puntorëve, sidomos rritjen e pagave dhe rregullimin e statusit të tyre.TV KOHA
-