“Mendoj se ka lidhshmëri mes kolonave të gjata në Bllacë dhe aksioneve policore, sipas informatave që jep MPB. Edhe njëherë e potencoj se lufta ndaj korrupsionit do të jetë e pakompromist, mirëpo jo revanshiste, jo monoetnike dhe jo me parada para familjarëve dhe fëmijëve të tyre”, tha Mexhiti.
Ai tha se çdo kush që e ka shkelur ligjin duhet të jep përgjegjësi.
Mexhiti lidhur me detajet e aksioneve policore, tha se këtë e lëmë në dorë të gjyqësisë dhe policisë.