Site icon Tetova Expres

Vazhdon gjyqi për Pallçon, prezantohen dëshmitë

Me paraqitjen e provave nga prokuroria vazhdoi gjyqi për vrasjen e 14-vjeçares Vanja Gjorçevska nga Shkupi dhe 74-vjeçarit Pançe Zhezhovski nga Velesi. Prokuroria në seancën e sotme prezantoi video nga dita e rrëmbimit të 14-vjeçares. Në fillim të gjykimit, gjykatësi Stefanovski njoftoi se paraprakisht, më 20 dhjetor, i akuzuari i parë në këtë rast, Lupço Palevski, kishte kërkuar nga Gjykata Penale ndërrimin e tij, përkatësisht që në vend të Stefanovskit të caktohet një gjyqtar tjetër për këtë rast. Por, kryetari i Gjykatës Penale e ka refuzuar kërkesën si të pabazë. Palevski në kërkesën e tij theksoi se Stefanovski gjatë procedurës ka qenë i njëanshëm dhe nuk ka lejuar mbrojtje të drejtë për të akuzuarit. Në fillim të gjykimit të sotëm, gjykatësi po ashtu deklaroi se dëshmitari Goce Trajkovski ende nuk është i disponueshëm për organet e rendit dhe se ende nuk është siguruar për të dhënë dëshmi. /Alsat.mk

Exit mobile version