Në rrjetet sociale sërish bëhet thirrje për bojkot të marketeve për shkak të çmimeve të larta. Pas së premtes së kaluar, bëhet thirrje që qytetarët nesër të përmbahen nga blerjet, ndërsa aksionin e kanë quajtur “E premtja e zezë” për marketet. Në një deklaratë për Tv Koha, profesori i makroekonomisë, Bardhyl Dauti inkurajon këtë aktivizëm social duke shtuar se duhet të favorizohet me masa të ndryshme qeveritare dhe institucionale.
Bardhyl Dauti – Profesor i makroekonomisë “ Këtë nismë e inkurajoj dhe me fjalë pozitive, është një aktivizëm social më emër të një emergjence ekonomike që prek xhepin e qytetarëve dhe një gjë e tillë duhet përshëndetur mirëpo duhet të favorizohet me masa të ndryshme qeveritare dhe institucionale që të përkrahen qytetarët sepse dalin për një të mirë të përgjithshme. Inflacioni në Rmv nga kuartali i fundit tani në 2024 është rritur për 1.6 % që me vendet në rajon kjo përqindje është e lartë dhe them se ibflacioni në vendrt në tranzicion e ka prejadhjen nga importi. Në plan afatgjatë kjo të zgjrrohet duhet më shumë subvencione në bujqësi sepse produktet bazë të njerzve janë të mira bujqësore dhe të tjerat zë luksit që i nënshtrohet inflacionit nga importi dhe në Rmv kemi inflacion dhe kjo duhet kprigjuar me mqsa institucionale, qeveria duhet të bëjë punën e saj që të përkrahë qytetwrët. “
Sipas Dautit, qeveria duhet të përpiqet për detektimin e faktorëve që ndikojnë në rritjen e çmimeve dhe të njejtat t’i balancojë. Bardhyl Dauti – Profesor i makroekonomisë “Problem është zinxhiri i furnizimit nga importi. Qeveria duhet të detektojë cila hallkë e zunxhirit është problematike në kobtekst të impaktit të rritjeve të çmimeve osr në inflacion dhe të korigjohet.
Një shportë e caktuar të mirash që blehet në një market të jetë e barabartë në një tjetër market. Duhet të korugjohen dhe të balancohen çmimet. Besoj se po nëee përkrahet nga qeveria një gjë e tillë. Ky aktivizëm social në emër të qytetarëve.” Përndryshe, bojkotin e nesërm e përkrahin edhe nga Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë si dhe Organizata e Konsumatorëve.TV KOHA