Site icon Tetova Expres

Pavarësia e Kosovës, sportistët vrapojnë deri në Kodër të Diellit

Ndonëse sot koha nuk ishte e mirë për vrapim, megjithatë kjo nuk u pengoi katër sportisëve Mensur Hyseni, Ragmi Ibrahimi, Jeton Luma dhe Suad Idrizi që të vrapojnë nga Tetova për në Kodër të Diellit. Ky vrapim realizohet për nder të pavarësisë së Kosovës, duke treguar respektin e tyre edhe sportistët.Ata thonë se edhe kjo është një mënyrë
për të shprehur patriotizmin e tyre ndaj Kosovës dhe gjithë shqiptarëve.
Ndonëse ne kushte jo të mira atmosferike, këta sportistë vrapuan përgjatë rrugës Tetovë-Kodra e Diellit në një distancë prej 20 kilometrave. Vrapimi I tyre zgjat 3 orë ndërsa në një postim të tyre sportistët thonë se kosova është zemra e jonë. Për të japim gjithçka nga
shpirti e trupi. Urime pavarsia e shtetit më të ri në Europë, Republikës së Kosovës, dashnisë sonë të pafund. TV KOHA
Exit mobile version