Site icon Tetova Expres

Balla: Duam shumë që Maqedonia e Veriut t’i nisë negociatat me BE-në, por marrëveshjet ndërkombëtare duhet të respektohen

“Shqipëria do të donte që të gjitha vendet kandidate të fillonin negociatat e anëtarësimit në grupe, përfshirë Maqedoninë e Veriut, por se marrëveshjet ndërkombëtare duhet të respektohen”, porositi nga Brukesli, ministri i Republikës së Shqipërisë për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla në kuadë të Konferencës në organizim të Programit “Vili Brant” për zgjerimin e BE-së në Aleancë progresive të socialistëve dhe demokratëve (SD), informon PressOnline.al

“Edhe qeveria aktuale dhe shumica aktuale në Maqedoninë e Veriut duhet t’i respektojnë ato. Ata janë të lumtur sepse kanë një opozitë që do të votojë “pro”. Kur keni një opozitë që do të votojë “pro”, është shumë e lehtë”, shtoi Balla.

Ai ka theksuar se Maqedonia e Veriut e meriton hapjen e negociatave, por edhe Kosova.

“Ne do të donim shumë që çdo vend t’i niste negociatat. Gjithashtu, Kosova e meriton t’i nisë negociatat sa më shpejt që të jetë e mundur – sa më shpejt që ju të mundeni. Dhe ne duam shumë që edhe Maqedonia e Veriut t’i nisë negociatat,” deklaroi Balla.

Balla u shpreh se Shqipëria e nisi këtë proces në vitin 2014, pas Malit të Zi, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut dhe tani i ka parakaluar fqinjët.

Advertisement

“Kam qenë njëri prej pjesëmarrësve që në fillim të këtij programi dhe mund t’ju them sot se sa i takon vendit tim, rruga jonë drejt BE-së është më tepër se një ambicie politike. Është një mision kombëtar dhe domosdoshmëri historike. Do të thotë të dalim nga hijet e së kaluarës dhe të ankorohemi në një të ardhme paqeje, lirie dhe të drejtash të barabarta. Ky është i vetmi plan që ne kemi, nuk e kemi një plan B, është i vetmi plan për të tashmen dhe për të ardhmen. Dhe ne jemi gati, ndoshta muajin tjetër pasi të fitojmë zgjedhjet e 11 majit, ambicia jonë mbetet e qartë dhe e pandryshuar: të përmbyllim negociatat teknike deri në Krishtlindjet e vitit 2027 dhe të bëhemi anëtarë të plotë brenda vitit 2030”, ka deklaruar Balla.(PressOnline.al)

Exit mobile version