Shkaku i festës së pashkëve java e 28 në ligën e parë të futbollit vendor do të zhvillohet të shtunën me fillim në ora 16:00. Kjo javë në krahasim me ato të deritanishmet karakterizohet me disa takime që vërtet mund të ndikojnë në renditjen përfundimtare si për ekipet që luftojnë kreun e tabelës ashtu edhe për ato ekipe që luftojnë mbijetesë.
Në stadiumin e qytetit në Gostivar zhvillohet derbi i pollogut mes ekipit të Besës së Dobërdollit që ka rastin e fundit për të ngjall shpresën për mbijetesë kundër liderit aktual Shkëndijës që lufton për titullin e pestë kampionë i Maqedonisë së Veriut kthyer lufton mbijetesë, andaj për tifozët e rajonit të gjitha rrugët do të çojnë te stadiumi Gostivarit në përkrahje të ekipeve të tyre të zemrës. Por futbollist Xhemail Esati tha se duke u bazuar në atmosferën që është në ekip mund të presim një ndeshje të cilësisë lartë dhe fitore
“Ndeshjet kundër Shkëndijës gjithmonë janë të vështira. Por besoj se pas kësaj humbje në Kratovë, besoj se do të kthehemi në rezultat pozitiv sepse çdo ndeshje për ne është finale dhe ne kërkojmë tre pikë për mbijetesë “ tha futbollisti Xhmail Esati
Nga na tjetër edhe futbollisti kuqe zi Vane Kërstevski tha se gjatë javës kanë punuar maksimalisht pikërisht për këtë ndeshje që të vazhdojnë rrugëtimin e fitoreve deri në arritjen e qëllimit
‘’Atmosfera tek ne është super e shkëlqyeshme. Punojmë mirë këtë javë përgatitemi për Besën. E dimë se luajmë me një ekip cilësore, por qëllimi jonë është të shkojmë atje dhe të luajmë dhe të marrim tri pikë, të mbajmë pozitën e parë, të risim diferencën prej 4 pikë me Sileksin. Shpresojmë në rezultat të përshtatshëm‘’ deklaroi Vane Kërstevski futbollist i KF Shkëndija
Përballje tejet interesante do të zhvillohet edhe në Strugë aty ku kampioni në fuqi Struga Trim Lum përballet më Gostivarin një derbi për pozitën e katërt në tabelë. Në stadiumin e Çairit Shkupi do të mundohet të ndal hovin e Sileksit, Voska Sport përballet me Vardarin, Tikveshi në Kavadar takohet me AP Brera, ndërsa Rabotniçki është nikoqire e Pelisterit .Të gjitha ndeshjet zhvillohen nesër me fillim në ora 16:00.
Shaban Sinani – TV Koha