Me turneun e ‘’Tërnoci 2025’’ ku fitues doli reprezentacioni i Pejës, të gjitha qytetet pjesëmarrëse kanë organizuar nga katër herë Turneun Mbarëkombëtar të futbollit për fëmijë U-15, manifestim i cili ka filluar nga viti 2003 me iniciativën e Naim Kërçukut dhe Qendrës Kulturore për fëmijët e Durrësit.
Me shpalljen e ekipit kampion dhe ndezjen e fishek zjarreve zyrtarisht përfundoi edicioni jubilar i 20-ti me radhë Turneu Mbarëkombëtar i futbollit për fëmijë kategoritë u-15, “Tërnoci 2025”. Ky turne, realisht, edhe kësaj radhe përmblodhi gjithë përpjekjen e aktorëve që kanë vënë në lëvizje idenë madhore për të shpaluar dhe kultivuar futbollin te fëmijët në të gjithë qytetet shqiptare.
Fitues e këtij edicioni jubilar të Turneu Mbarëkombëtar doli ekipi nga Peja e cila në finale që u zhvillua në terren të vështirë shkaku i shiut të madh që binte gjatë dy ditët që po zhvillohej turneu, mundi ekipin e Durrësit pas ekzekutimit të penaltive pasi ndeshja në kohën e rregullt përfundoi me shifrat 1-1
Trofeun ekipit fitues ia dorëzoi kryetari i Komunës së Bujanocir Arbër Pajaziti. Për ekipin nga Peja ishte trofeu i tetë nga 20 edicionet e organizuara deri më tani. Pas këtij suksesi të jashtëzakonshëm koordinatori i Pejës Valdet Shoshi i
Unë do të përgëzoj edhe njëherë për këtë organizim, mirëpo na koordinatorët duhet të ulemi dhe të bisedojmë që të profesionalizojmë edhe më mirë” tha Valdet Shoshi koordinator i Pejës
Koordinatori i qytetit të Pejës Valdet Shoshi ka edhe një porosi për ta gjitha ekipet pjesëmarrëse në këtë manifestim gjithëkombëtar të futbollit
“ Porosia ime është ta vazhdojmë këtë traditë. Është e mirë që fëmijët tanë po shoqërohen ndër mes veti me shumë familjar dhe ajo miqësi po lidhet ndoshta edhe përgjithmonë. Unë do të përgëzoj edhe njëherë për këtë organizim, mirëpo na koordinatorët duhet të ulemi dhe të bisedojmë që të profesionalizojmë edhe më mirë” tha Valdet Shoshi koordinator i Pejës
Vendi dytë i takoi Durrësit, vendi i tretët nikoqirëve ekipit të Tërnocit, ndërsa vendi i katërti dhe i fundit u takuan Tetovës dhe Ulqinit. Për ekipin e Tetovës që deri tani ka të fituara 6 vende të para, 7 vende të dyta e 6 vende të treta ishte kjo paraqitja më e dobët sa i përket rezultateve. Organizatori për të gjitha pesë ekipet në shenjë të respektit ndau kupa dhe medalje, ndërsa lojtar dhe golashënues më mirë u shpall Leon Brahimdemaj, dhe portieri më mirë u shpall ai Tërnocit Fatjon Salihu
Pas përfundimit të pjesës sportive, në darkën solemne te hotel ROZAFA në Bujanoc ku i pranishëm ishte Kryetari i Bujanocit Arbër Pajazit me stafin e tij, përgjegjësi sektorit të sportit në Komunën e Tetovës Habil Ajeti përfaqësuesit e pesë ekipeve pjesëmarrëse dhe Këshilli organizativ i turneut “Tërnoci 2025” me në krye Nexhat Aliun koordinator
Me këtë rast Arbër Pajaziti pesë koordinatorëve të ekipeve u ndau nga dhurata në shenjë të respektit, mirënjohje falënderimi për kryetarët e qyteteve pjesëmarrëse dhe njëherit dorëzoi stafetën koordinatorit të Durrësit Eduard Salillari ia dorëzoi stafetën për organizimin e edicionit të 21-të që do të organizohet nga Qendra Kulturore e fëmijëve të Durrësit, Përgjegjësi i sektorit të sportit pranë Komunës së Tetovës Habil Ajeti nderoi kryetarin e Bujanocit me një plaket me emblemën e komunës së Tetovës
Të shënosh edicionin e 20 jubilar Turneun Mbarëkombëtar të futbollit për fëmijë U-15, është e pa mundur që të mos përmendet ideatori zotëri Naim Kërçuku dhe Qendra Kulturore e Fëmijëve të Durrësit dhe koordinatorëve Muzafer Livoreka, Nexhat Aliu e të tjerët pasi kontributi dhe mundi i tij është shumë i madh.