Site icon Tetova Expres

Me iniciativë të kryeshefit Rijat Ali, shërbimet për dokumentacione edhe në stacionet lokale

Banorët e fshatit Zherovjan dhe rrethinës nuk do kenë më nevojë të udhëtojnë drejt qytetit për të marrë dokumente personale si pasaporta, letërnjoftime apo leje vozitje. Prej sot, në Zherovjan ka nisur zyrtarisht funksionimi i zyrës së re për shërbime administrative policore, duke sjellë institucionin më afër qytetarëve.

Ky hap konkret është rezultat i iniciativës të kryeshefit të Stacionit Qendror Policor të Tetovës, Rijat Ali, i cili ka qenë promotori kryesor i këtij zhvillimi të rëndësishëm. Ai ka marrë mbështetjen e komandantëve lokalë dhe qendrorë për të fuqizuar praninë e shtetit dhe për të përmirësuar qasjen e qytetarëve në shërbime bazike.

Kjo nismë vjen si dëshmi se puna në shërbim të qytetarit nuk është vetëm premtim, por realitet i prekshëm. Përmes veprimeve konkrete, ndjehet përmirësimi i sigurisë dhe efikasitetit në rajonin e Tetovës.

 

 

Advertisement
Exit mobile version