Në Qendrën rajonale për Arsim profesional dhe trajnime “Mosha Pijade” – Tetovë që njihet si ish shkolla e mesme Bujqësore, sot është bërë promovimi I objekteve të renovuara me mbështetjen e Bashkimit Evropian.Bëhet fjalë për një investim me vlerë mbi 3.8 milionë euro, e dedikuar për përmirësimin e infrastrukturës dhe kushteve për arsimin profesional. Ivana Popovska, këshilltare për çështje Evropiane e Ministes së Arsimit dhe Shkencës, tha se obligim i kësaj ministrie në kuadër të projektit është që të sigurojë pajisje teknike profesionale dhe për këtë pritet të shpallet tender. Sipas saj, pasi që bëhet fjalë për një nga qendrat më të mëdha rajonale në vend për arsimin profesional, mbështetja do të vazhdojë edhe në të ardhmen nga ana e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës. “Jemi këtu për shkak se përfundon mbështetje teknike që financohet nga Bashkimi Evropian, i cili ka mbështet tërë këtë proces të funksionimit të obligimeve operative brenda në këtë qendër rajonale. Kjo do të thotë se objekti shkollor renovohet nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës me mjete të Bashkimit Evropian përmes projektit “Eu për të rinj”. Jemi këtu për të parë se çka është bërë në kuadër të rikostruimit të objektit dhe ky rikostruim ende vazhdon. Njëri objekt është përfunduar, ndërsa në dhjetor pritet të përfundojë edhe rikostruimi i objektit tjetë së bashku me puntoritë” Ivana Popovska, Këshilltare për çështje Evropiane. Në ndërkohë, drejtori i kësaj qendre rajonale për arsim profesional Aleksandar Koteski tha se rikostruimi ka një rëndësi të madhe sepse dukshëm janë përmirësuar kushtet për mësim në këtë shkollë. Sipas tij, pikërisht këto investime duhet të jenë parakusht që në të ardhmen të rritet interesimi i nxënësve që të vazhdojnë shkollimin në këtë shkollë. “Ky rikostruim ka një rëndësi të madhe sepse e dini se si ka qenë objekti i vjetër dhe tash nxënësit kanë kushte moderne për të mësuar. Ashtu siç mësojnë edhe moshatarët e tyre në Evropë, nxënësit këtu i kanë ato kushte për sa i përket mësimit praktik dhe teorik. Me promovimet që kemi pasur të shkollës dhe me këto kushte që kemi, mendoj se duhet të tërheqim edhe më shumë nxënës dhe të rritet interesimi për shkollimin profesional” deklaroi drejtori Koteski. Me investimet e bëra, Qendra rajonale për Arsim profesional dhe trajnime “Mosha Pijade” në Tetovë do të jetë më shumë funksionale siç janë inkluziviteti, digjitalizimi, caktimi i koordinatorëve që duhet të marrin rol kyç në këtë proces, u tha gjatë promovimit të investimeve të reja në këtë qendër rajonale./TV KOHA
Promovohen investimet në Qendrën për Arsim Profesinal “Mosha Pijade”- Tetovë
