Site icon Tetova Expres

Sukseset dhe arritjet e kompanive dhe bizneseve nga Maqedonia e Veriut janë evidente dhe në Diasporë sidomos në Gjermani

Viteve të fundit në Diasporë, e sidomos në Gjermani janë themeluar shumë kompani të fuqishme me afaristë nga Maqedonia e Veriut. Sukseset dhe arritjet e kompanive dhe bizneseve nga Maqedonia e Veriut janë evidente dhe për mburrje. Poashtu, Maqedonia e Veriut dhe Gjermania kanë një bashkëpunim të shkëlqyer ekonomik. Ekonomia gjermane është një prej partnereve kryesorë tregtare të Maqedonisë së Veriut, nga pavarësia deri më sot. Kompanitë gjermane janë investuesit të parë më të mëdhenj në Maqedoninë e Veriut. Për herë të parë në shtator të viti 2024 themeluam një institucion tejet të rëndësishëm:Klubin e Biznesit Gjermani -Maqedoni e Veriut (DNMBC), që është një urë mes bizneseve gjermano-maqedonase. Më date 25 dhe 26 maj 2025 në mënyrë ceremoniale u bë hapja e zyrave të DNMBC-së. Më date 25 maj 2025 në prani të afaristëve me prejardhje nga Maqedonia e Veriut u shpalos, funksionimi, misioni dhe Vizioni I DNMBC-së. Për këtë folën Presidenti i DNMBC-së, Gafar Vejseli I cili mes tjerash tha: “Qëllimi i “Klubit të Biznesit Gjermani-Maqedoni e Veriut (DNMBC)” është që të kontribuojë në forcimin e bashkëpunimit ekonomik midis kompanive private, dhomave të tregtisë, dhomave të tregtisë dhe institucioneve ekonomike shtetërore ndërmjet Gjermanisë dhe Maqedonisë së Veriut dhe duke u rrjetëzuar me komunitetin e biznesit dhe duke promovuar Republikën e Maqedonisë së Veriut në një nivel ekonomik, financiar, turistik dhe kulturor dhe anasjelltas. Fjalë përshëndetëse patën edhe nënkryetarët, Dragan Ilievski dhe Ziber Seljami kurse në emër të ambasadës së Republikës së Maqedonisë së Veriut fjalë përshëndetëse patu Sekretarja e Parë, Rumena Nesterovska. Më date 26 maj 2025 në prani të afaristëve gjerman, Presidenti Gafar Vejseli I përshëndeti të pranishmit dhe theksoi rëndësinë e investimeve gjermane në Maqedoninë e Veriut si dhe mjedisin e volitshëm që Maqedonia e Veriut ofron per investimet e huaja. I pranishëm ishte edhe ambasadori i Maqedonisë së Veriut në Gjermani, Prof.dr. Ylber Sela, kurse në emër të ambasadës të pranishmeve iu drejtua zv. Ambasadori, Vasko Grkov. Për rëndësinë e bashkpunimit, investimit dhe forcimit ekonomik midis Gjermanisë dhe Maqedonisë së Veriut folën edhe Ralph Shuman nga DNMBC-ja si dhe Urs Unkauf nga BWA Global Economic Network. Në këtë ngjarrje morën pjesë personalitete nga jeta biznesore, politike dhe kulturore në gjermani si dhe disa afarist të ardhur nga Maqedonia e Veriut. TV KOHA

 

Exit mobile version