Site icon Tetova Expres

Aksident tragjik në autostradën Tetovë – Gostivar, humb jetën një grua 33 vjeçare | VIDEO

Një grua e moshës 33 vjeçare nga fshati Bogovinë ka humbur jetën në një aksident trafiku që ka ndodhur sot rreth orës 15 00 në autostradën Gostivar-Tetovë, tek kthesa për në fshatin Kamjan.

Sipas informacioneve viktima ka qenë duke lëvizur me veturën Golf 4 në drejtim të Tetovës, ndërsa para veturës ka patur një kamion, me ç`rast vozitësja duke tentuar të shmang kamionin ka humbur kontrollin duke përfunduar jashtë autostradës me ç`rast është rrokullisur.

Sipas informacioneve tona, viktima është një grua me iniciale Gj.A e lindur në vitin 1992 nga fshati Bogovinë, e cila ka ndërruar jetë në vendngjarje. Në veturë kanë qenë edhe pjesëtarë tjerë të familjes, respektivisht dy fëmijë, të cilët kanë marrë lëndime trupore.

Pasagjerët e lënduar në këtë aksident janë dërguar në Qendrën Urgjente në Tetovë ku edhe u është dhënë ndihma e parë dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën dhe janë mbajtur për shërim të mëtutjeshëm në Spitalin Klinik në Tetovë.

Advertisement
Exit mobile version