Site icon Tetova Expres

REPREZENTACIONI VIJON PËRGATITJET TAKITKE  KUNDËR BELGJIKËS

Me një atmosferë të nivelit të lartë  reprezentacioni  ynë vazhdon përgatitjet  për dy ndeshjet kualifikuese në Grupin J, kundër Belgjikës dhe Kazakistanit. Futbollisti Trapanovski thotë se nuk duhet harxhuar fjalë për cilësitë individuale të Belgjikës.

 Përfaqësuesen e Maqedonisë në  futboll vetëm pas  pesë ditëve   e pretë një ndeshje  shumë e vështirë pasi  në arenën “Todor Proeski” në Shkup , përballemi me Belgjikën në kuadër të  grupit J, për kualifikim për Botërorin e  vitit  2026 që do të mbahet  SHBA, Kanada dhe Meksikë. Pas një  jave përgatitje në kampin stërvitor  të FFM-së  atmosfera  në grup është në nivelin më të lartë, këtë e deklaron edhe  futbollisti Kristjan Trapanovski nga i cili pritet të japi më të mirën nëse  seleksionuesi  Milevski do ti besonte  një vend  në formacionin e parë, thot; se Belgjika  ka top lojtar për të cilët nuk duhet  harxhuar falë  për  cilësinë e tyre individuale

Mendoj  se  jemi  të përgatitur  dhe  të gatshëm . Kemi  respekt  ndaj çdo kujt por motivimi është nivelin e lartë dhe  shpresojë se do të japim më të mirë së pari  kundër Belgjikës  dhe më pas edhe kundër Kazakistanit. Realisht dhe  sinqerisht t’ju them se ata kanë individualisht; kanë top lojtar, por jam i mendimit se faktikisht jemi mirë të përgatitur dhe mund  t’ju bëjmë ballë. Mendoj se  pjesa taktike  do të jetë më e rëndësishme ndërsa nuk  duhet të  harxhojmë fjalë për cilësinë e tyre individuale” deklaroi  Trapanovski

 Kujtojmë  se Maqedonia e veriut  në grupin J, është së bashku me Belgjikë, Uellsin , Kazakistanin dhe Lihtenshtajnin. Pas dy xhirove  të zhvilluara kryeson Maqedonia  me 4 pikë, para Uellsit që  gjithashtu ka  4 pikë, Kazakistanit me  3 pikë, ndërsa  Belgjika  e  cila  nuk ka  zhvilluar asnjë ndeshje  dhe  Lihtenshtajni nuk kanë asnjë pike. Më 6 qershor takohen: Maqedonia – Belgjika  dhe  Lihtenshtajni – Kazakistani, 

SHABAN SINANI – TV KOHA

Advertisement
Exit mobile version