Site icon Tetova Expres

TENIS: FAVORITËT KUALIFIKOHEN NË ÇEREKFINALE TË ROLAND GARROS

 Tenistët  favoritë Carlos Alcaraz te  meshkujt dhe Aryna Sabalenka te femrat pa  problem kanë siguruar kualifikim në çerekfinale të grand slam  Roland Garros në Paris 

 Në turneun prestigjioz të tenisit Roland Garros në Paris kanë nisur takimet e raundit të katërt të grand slam turneu më i madh i fushave me dhè në tenis. Ku  fovoritët tanimë kanë  siguruar kualifikim në çerekfinale

Spanjolli Carlos Alcaraz, kampion në fuqi, fitoi 3-1 në sete ndaj Ben Shelton duke avancuar në çerekfinale. Mes tetë më të mirëve kualifikohen edhe Lorenyo Musetti, Frances Tiafoe e Tommy Paul.

Te kategoria e femrave, numri 1 në botë, bjellorusja Aryna Sabalenka, fitoi 2-0 në sete 7-5 dhe 6-3 ndaj Amanda Anisimova. Kualifikim në çerekfinale ka  siguruar dhe tenistja Iga Swiatek, ndërsa  kualifikim  më tej kanë siguruar edhe Elina Svitolina e Qinwen Zheng.

SHABAN SINANI – TV KOHA

Advertisement
Exit mobile version