Në prag të ndeshjes kualifikues për Kupën e Botë 2026, kundër Serbisë dhe Letonisë Kombëtarja Shqiptare vijon përgatitjet sipas programit të hartuar nga trajneri Silvinjo.
Kombëtarja shqiptare vijon stërvitjet e rregullta në kuadër të përgatitjeve për ndeshjet kualifikuese të Kupës së Botës 2026 ndaj Serbisë të shtunën dhe Letonisë të martën.
Të gjithë lojtarët i janë bashkuar ekipit në grumbullim. Në stërvitjen e sotme nuk mori pjesë vetëm Rey Manaj, i cili po kalon një gjendje gripale dhe po mbahet në monitorim nga stafi mjekësor i Kombëtares.
Stafi teknik i drejtuar nga trajneri Silvinjo zhvilloi stërvitje tekniko-taktike me lojtarët.
Ditën e nesërme, ekipi do të zhvillojë stërvitjen e radhës, e cila do të jetë e hapur për mediet në 15 minutat e para.
Ndeshja Shqipëri – Serbi zhvillohet të shtunën me fillim në ora 20 e 45 në stadiumin kombëtar ‘AIR ALBANIA’ në Tiranë
Shaban Sinani – TV Koha