Vetëm dy ditë para ndeshjes shumë të rëndësishme dhe të vështirë, kundër Belgjikës në arenën “Todpr Proeski” reprezentacioni ynë vijon përgatitjet në nivelin të lartë mundshëm për ti bërë skuadrës belge. Debutuesi në ekipin tonë Despotovski thotë se patjetër të jemi shumë të kujdesshëm
Përfaqësuesja “A” e Maqedonisë vazhdon përgatitjet për dy ndeshjet kualifikuese të Botërorit 2026 që do të mbahet në SHBA, Kanada dhe Meksikë, ndeshja kundër Belgjikës luhet të premten në Shkup ndërsa kundër Kazakistanit të martën më 9 qershor në Astana, ku pritet lojë cilësore dhe rezultate pozitive.
Debutuesi në reprezentacionin tonë Stefan Despotovski i cili vjen nga ekipi i OFK Beogradit, beson se duhet të jemi perfektë kundër Belgjikës nëse duam të arrijmë një rezultat pozitiv.
“Sigurisht që është një ndjenjë e mirë të jem këtu për herë të parë, jam pritur shumë mirë nga skuadra. Belgjika është një skuadër e fortë, por nëse nuk e lëmë rivalin tonë të luajë lojën e vet, ne kemi një shans. Duhet të respektojmë gjithçka që na thotë trajneri dhe mendoj se jemi gati për ndeshjen e parë. Me çdo skuadër kombëtare ka një dozë presioni, por ne po përgatitemi për të dhe mendoj se gjithçka do të shkojë mirë. Duhet të jemi shumë të kujdesshëm në mbrojtje dhe bllokim. Ky segment i lojës duhet të jetë perfekt“, tha Despotovski.
Në ndeshjen Maqedoni – Belgjikë pritet një spektakël i vërtetë në arenën “Todor Proeski” në Shkup, ku pritet mbështetje maksimale për të zgjedhurit e Bllagoja Milevskit.
Kujtojmë; se biletat do të shiten me çmime nga 300 deri në 500 denar, të cilat tashmë mund të blihen përmes sistemit të ri FFM , ndërsa sipas informative të F Federatës së futbollit biletat do të jenë të disponueshme edhe në biletarinë e arenës “Todor Proeski”.