Site icon Tetova Expres

Një 20-vjeçar nga Kumanova ndërroi jetë pasi është përplasur me motoçikletë në shtyllë betoni

Një banor njëzetvjeçar i fshatit Dobroshanë të Kumanovës vdiq pasi humbi kontrollin e motoçikletës së tij dhe u përplas me një shtyllë betoni në zonën e fshatit Orashac në rrugën Kumanovë-Shën Nikollë, transmeton Portalb.mk.

“Dje rreth orës 21:00, Departamenti i Policisë së Kumanovës u njoftua se në një rrugë lokale nga fshati Orashac i Kumanovës, në drejtim të rrugës rajonale Kumanovë-Shën Nikollë, M.P. (20) nga fshati Dobroshanë i Kumanovës, duke drejtuar një motoçikletë BMW pa targa, humbi kontrollin dhe u përplas me një shtyllë betoni. Motoçiklisti vdiq në vendngjarje nga lëndimet e marra, dhe një mjek nga Shërbimi i Mjekësisë së Shpejtë konfirmoi vdekjen e tij”, informoi Policia e Kumanovës.

Ata shtuan se ekipi i Departamentit të Policisë së Kumanovës bëri inspektim të vendit të ngjarjes, dhe me urdhër të prokurorit publik, trupi i të ndjerit është dërguar për autopsi.

Exit mobile version