Nesër me fillim në ora 20 e 45 , në program janë gjashtë ndeshje të raundit të tretë në Grupet I, J dhe L për Kualifikimi në Kampionatin Botërorë të futbollit që në vitin 2026 , mbahet në SHBA, Kanada dhe Meksikë. Maqedonia e Veriut përballet me Belgjikën
Ndeshjet kualifikuese për Kupën e Botës 2026, që mbahet në SHBA, Kanada dhe Meksikë vazhdojnë gjatë ditës së nesërme me raundin e tretë në grupet I, J dhe L .
Në Grupin J ku bëjnë pjesë Maqedonia e Veriut, Uellsi, Bellgjika, Kazakistani dhe Lihtenshtajni, Nesër me fillim në ora 20 e 45 do të përballen Maqedoni – Belgjikë dhe Uellsi – Lihtenshtajni. Pas dy xhirove të zhvilluara në grupin J, kryeson Maqedonia me 4 pikë aq sa ka edhe Uellsi, Kazakistani ka 3 pikë, ndërsa Belgjika e cila nuk ka zhvilluar asnjë ndeshje dhe Lihtenshtajni nuk kanë asnjë pikë. Ndeshja kundër Belgjikës që zhvillohet në arenën ‘Todor Proeski’ në Shkup ku pritet që tribunat të jenë të mbushura me tifozë, fitorja eventuale për Maqedoninë mund të jetë një hapë pranë kualifikimit në Kupën e Botës 2026.
Dy ndeshje të raundit të tretë zhvillohen edhe në Grupin I dhe atë Norvegjia – Italia dhe Estonia Izraeli, ndërsa në grupin L, takohen Gjibralltari – Kroacia dhe Çekia – Mali Zi.
Të gjitha takimet e randit të tretë në grupet I, J dhe L fillojnë nga ora 20 e 45.