Reprezentacioni i Portugalisë me fitoren e mbrëmshme kundër Gjermanisë është finalisti i parë i Ligës së Kombeve, në finalen që do të zhvillohet të dielën do të përballet me fituesin nga dueli Spanja – Franca që luhet sonte.
Sonte zhvillohet gjysmëfinalja e dytë në Ligën e Kombeve , kur do të përballen kombëtarja e Spanjës dhe ajo e Francës. Që luhet në stadiumin “MHPArena” në Shtutgart me fillim në orën 21:00
Ndërsa mbrëmë Portugalia e ka mposhtur Gjermaninë me rezultatin 2-1 me çka ka siguruar finalen e Ligës së Kombeve ku për kundërshtarë do ta ketë fituesin nga ndeshja e sotme mes Spanjës dhe Francës
Kombëtarja e Gjermanisë takimin e zhvilluar në ‘Allianz Arena’ të Munihut kundër Portugalisë pësoi disfatë me përmbysje 1-2 Gjermanët kaluan në epërsi në minutën e 48 me golin e Florian Wirtz. Portugalia barazoi në minutën e 63-të me golin e Francisco Conceicao, ndërsa golin e fitores në minutën e 68 e shënoi 40-vjeçari Cristiano Ronaldo për 1:2. Për yllin e futbollit portugez ishte ky goli i 137 në fanellën e reprezentacionit në ndeshjen e tij të 220 ,