Site icon Tetova Expres

TENIS: MËSOHEN DYSHET GJYSMËFINALISTE TË ROLAND GARROS

Në gjysmëfinale të  turneut të tenisit Roland Garros që mbahet  në Paris do të përballen Janik Sinner – Novak Djokoviq dhe Lorenzo Musetti me Carlos Alcaraz

 Me përfundimin e fazës së çerekfinaleve në  grand slamin e Roland Garros në Paris, tanimë janë mësuar edhe dyshet gjysmë finaliste të këtij turneu  prestigjioz i tenisit botërorë. Në gjysmëfinalen e parë do të përballen numri një në renditjen  ATP, Jannik Sinner me tenistin serb Novak Djokoviq.

Në çerekfinale tenisti italian Janik Sinner mundi Aleksandër Bublik me  rezultatin 3-0 në sete  6-1, 7-5  dhe 6-0, ndërsa Djokoviqi mundi   gjermanin Aleksandar 3-1 në sete  4-6, 6-3, 6-2 dhe 6-4.  Një  gjysmëfinalen tjetër përballen Lorenzo Musetti  me Carlos Alcaraz

Në çerekfinale Lorenzo Musetti mundi tenistin amerikan Tommy Paul me  rezultatin  maksimal  3-0 në sete, ndërsa Carlos Alcaraz në çerekfinale mundi Frances Tiafoe me rezultatin 3-1. Duelet  gjysmë finale luhen të premten.            Në kategorinë  e femrave  në gjysmëfinale janë kualifikuar tenistja franceze Lois Boisson dhe ajo amerikane Coco Gauff, dyshja  tjet;r  gjysmëfinaliste  janë ukrainasja Aryna Sabalenka dhe tenistja polake Iga Swiatek

 SHABAN SINANI – TV KOHA
Exit mobile version