Kryetari i komunës së Çairit z. Visar Ganiu ka uruar qytetarët me rastin e festës së Kurban Bajramit, transmeton Tetova Express.
Të nderuar besimtarë myslimanë,
Me rastin e Kurban Bajramit, ju uroj që kjo festë e shenjtë t’ju sjellë paqe në zemër, harmoni në familje dhe begati në jetën tuaj. Le të jetë kjo ditë një frymëzim për më shumë mirësi, solidaritet dhe afërsi mes nesh. Gëzuar dhe i bekuar qoftë Kurban Bajrami për të gjithë ju!