Site icon Tetova Expres

ASLLANI: NDESHJE E VËSHTIRË, POR NE JEMI KËTU VETËM PËR FITORE

Në stadiumin “Skonto” në Riga të Letonisë sonte  në ora 20 e 45 luhet ndeshja  kualifikuese për “Botërorin 2026” mes Letonisë dhe Shqipërsë.  në kuadër   të raundit të katërt në Grupin “K”

Kombëtarja shqiptare ka zhvilluar seancën zyrtare stërvitore në stadiumin “Skonto” të Rigës pasditen e të hënës. Vetëm mbrojtësi Arlind Ajeti është stërvitur veçmas për shkak të një shqetësimi muskulor në kofshën e majtë dhe po mbahet në vëzhgim nga stafi mjekësor.

Ndërsa  pjesa  tjetër e grupit ka stërvitur normalisht me lojtarët që punuan në pjesën më të madhe me ushtrime me topin dhe pjesën taktike. Pasra  senacës stervitore në pres konferencën zyretare  para  ndeshjes  së sotme   foli  mesfushori im kombëtyares  Kristijan Asllani  e cilësoi  shumë këtë ndeshje të rëndësishme  për Shqipërië pos tjerash  tha

Duhet rikarikuar bateritë, sepse vijmë nga një ndeshje shumë pozitive nga aspekti i lojës. Kemi luajtur shumë mirë, na ka munguar vetëm goli. Tani e dimë që kemi një ndeshje të vështirë, por na duhen tre pikët për objektivat dhe ëndrrën tonë. Që kur ka ardhur trajneri, mendoj se i kam luajtur të gjitha ndeshjet. Duhet të mendojmë për skuadrën, nesër kemi një ndeshje të vështirë. Kanë një trajner italian, i njoh italianët si punojnë. Do jetë një ndeshje taktike, sepse punojnë me anën taktike. Një ndeshje ku ata do të mbrohen shumë mirë. Nuk mendoj për Kristjan Asllanin, por për skuadrën. Kemi ardhur këtu vetëm për të fituar këtë ndeshje.” deklaroi Kristijan Asllani

Ndeshja Letoni – Shqipëri  zhvillohet sonte me fillim në ora  20 e 45  minuta në stadiumin  “Skonto”në Riga, ndërsa drejtësi do të ndaj  arbitri nga Turqia Halil Umut Meler.

Advertisement

 

SHABAN SINANI – TV KOHA

Exit mobile version