Policia e Maqedonisë së Veriut ka ngritur kallëzim penal ndaj dy drejtorëve të shkollave për shkak dyshimeve për falsifikim të licencës për njohjen e gjuhës angleze.
“Në bazë të dokumenteve të paraqitura, ata janë zgjedhur si drejtorë të shkollave, ndërsa pas kontrolleve plotësuese të Seksionit për krim kompjuterik Shtip u konstatua se certifikatat e tyre për njohjen e gjuhës angleze janë të falsifikuara”, raportoi Policia.
Ata këto certifikata i kishin përdorur më 15 janar të vitit 2024, gjegjësisht më 1 qershor të vitit 2023 gjatë konkursit për drejtor në Kamenicën Maqedonase.
“Zyra e Jashtme e Çështjeve Kriminalistike Dellçevë ngriti kallëzime penale edhe kundër V.G. (37) dhe 41-vjeçarit D.D.G., të dy nga Makedonska Kamenica, për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprave penale “falsifikimi i dokumentit” sipas nenit 378 të Kodit Penal”, raportoi Policia./Koha.mk