Është mbajtur dje një ndeshje revyale ndërmjet basketbollistëve me karroca, në finalen e parë të turneut të Alley Oop në Prishtinë.
Kjo ndeshje është realizuar falë bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet Federatës së Basketbollit të Kosovës dhe Federatës së Basketbollit në Karroca e Kosovës.
Gjatë kësaj ndeshje, përkrahje maksimale ka pasur nga tifozët dhe të pranishmit atje, teksa Kryetari i FBK-së, Arben Fetahu, është shprehur në fjalimin e tij, se aktivitetet e tyre gjithmonë do të gëzojnë mbështetjen nga Federata e Basketbollit e Kosovës.
Ndryshe, Bergo Kingdom nga Prizreni është fitues i edicionit të parë të Alley Oop të mbajtur në Kosovë.