Site icon Tetova Expres

Tjetër ngjarje e rëndë brenda shkollës në Francë / 15-vjeçarja vret me thikë asistenten që po i kontrollonte çantën

Një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur, pas masakrës me 10 të vdekur në Austri. Sipas mediave të huaja, një nxënëse në Francë ka qëlluar me thikë për vdekje asistenten e shkollës, gjatë kontrollit të çantave.

Sipas raportimeve të “France24”, ngjarja ka ndodhur në Negent, periferi e Parisit, teksa autorja është një 15-vjeçare, e cila është arrestuar.  Lidhur me rastin ka reaguar edhe presidenti francez Emmanuel Macron, duke thënë se vendi është në zi.

“Ndërsa mbronim fëmijët tanë, një asistente mësuese humbi jetën, viktimë e një vale të pakuptimtë dhune. Ai tutje ka shtuar se kombi është në zi dhe qeveria është mobilizuar për të ulur krimin.”– tha Macron.

Franca ka parë vitet e fundit një seri sulmesh ndaj mësuesve dhe nxënësve nga nxënës të tjerë të shkollës. Ndërsa në mars, policia franceze nisi kontrolle të rastësishme për thika dhe armë të tjera në shkolla dhe përreth tyre.

Kujtojmë se më herët ditën e sotme, në Austri një 22-vjeçar kreu një sulm me armë në gjimnazin ku kishte shkuar dikur për shkak të bullizmit që kishte përjetuar. Ai vrau 9 persona, nga të cilët 8 janë nxënës dhe 1 mësues. Në fund, ai kreu dhe vetëvrasje.

Advertisement
Exit mobile version