Kombëtarja shqiptare ka barazuar në transfertë përballë Letonisë, në ndeshjen e vlefshme për raundin e 4-t të kualifikueseve të Botërorit. Sfida e zhvilluar në Riga, përfundoi në barazim 1-1.
Kombëtarja shqiptare ka barazuar në transferttë përballë Letonisë, në ndeshjen e vlefshme për raundin e 4-t të kualifikueseve të Botërorit. Sfida e zhvilluar në Riga, përfundoi në barazim 1-1.
Me këtë barazim, pas katër ndeshjesh të luajtura, Shqipëria shkon në kuotën e 5 pikëve, në vendin e dytë. Në krahun tjetër, me 3 ndeshje të luajtura, Letonia me 4 pikë mban vendin e 4-t.
Edhe pse me objektiva të lartë dhe me një grup me lojtarë cilësorë, Kombëtarja nuk arriti të sigurojë fitoren në këtë përballje të rëndësishme. Letonia, që historikisht ka qenë një kundërshtar “i pakalueshëm” për Shqipërinë, mbetet sërish pengesa e pazgjidhur: 6 ndeshje, 6 barazime.
Kjo ndeshje shënon një tjetër zhgënjim për tifozët, të cilët prisnin më shumë nga skuadra. Pavarësisht përpjekjeve në fushë, Shqipëria nuk arriti të përfitojë plotësisht dhe të marrë tri pikët që do ta afronin më shumë me vendet e para të grupit.
Protagonist absolut në këtë ndeshje, ishte kapiteni letones, Çernomordijs, i cili fillimisht shënoi autogol në minutën e 29-të, duke i dhënë avantazhin Shqipërisë dhe më pas në minutën shtesë të pjesës së parë shënoi për barazim, 1-1, rezultati cili ishte edhe epilogu përfundimtar i këtij takimi.
Në ndeshjen tjetër të Grupit ‘K’ Serbia mundi Andorrën 3-0
Ndeshjen e raundit të pestë kombëtarja shqiptare e zhvillon kundër Letonisë më 9 shtator në Tiranë