Site icon Tetova Expres

Gjarpri futet në Parlament, deputetët ia mbathin nga salla

Parlamenti në Bosnje dhe Hercegovinë është mbyllur për një arsye krejt të pazakontë. Sipas mediave atje, një gjarpër i vogël çoi në ndërprerjen e seancës së Dhomës së Popullit të Federatës së parlamentit të Bosnjës dhe Hercegovinës.

Përpara se të fillonte seanca, deputetët vunë re një gjarpër të vogël që zvarritej në dyshemenë e sallës.

Përfaqësuesit u larguan nga salla dhe problemi u zgjidh nga një nga punonjësit e shërbimit teknik, i cili e kapi gjarprin me një leckë të zakonshme dhe e nxori jashtë.

Më vonë doli se ishte një gjarpër lumi jo-helmues që ndoshta kishte hyrë përmes vrimave të ventilimit, sepse salla është në nivel me shtratin e lumit Miljacka, i cili është habitati i këtyre zvarranikëve.

Megjithatë, Tomislav Martinović, Kryetar i Parlamentit, vendosi ta shtyjë seancën derisa ambientet të inspektoheshin plotësisht dhe ‘të siguroheshin kushtet për punën e sigurt dhe të papenguar të degës legjislative’.

Advertisement

Ai kërkoi gjithashtu që Ministria e Brendshme e Federatës së Bosnjës dhe Hercegovinës të kryejë një hetim. Ministri i Punëve të Brendshme të Entit, Ramo Isak, e quajti gjithçka një farsë para gazetarëve.

‘Një gjarpër i vogël për të penguar seancën, kjo është qesharake. Le të mos jemi mendjelehtë’, tha ai.

Exit mobile version