Site icon Tetova Expres

MEVLAN MURATI SERISHË VESH FANELLËN KUQEZI

Mbrojtësi i djathtë Mevlan Murati rikthehet në ekipin  ku edhe ka  filluar karrierën e tij  në klubin e futbollit Shkëndija . Ekipit kuqezi i është bashkuar edhe Imran Fetahi, ndërsa janë larguar Mevlan Adili dhe Stefan Kocev

Kampioni I Maqedonisë së Veriut në futboll nga data 5 qershor ka filluar përgatitjet për garat  evropiane  si  dhe  për kampionatin e ri  2025/2026. Ekipi  krahas  përgatitjeve është duke e freskuar edhe me  lojtar të ri. Kështu nga  dita e djeshme  krahas  Imran  Fetait  që vinë nga  Besa e Dobërdollit ekipit i është bashkangjitur edhe  mbrojtësi  Mevlan Murati i  cili  sezonin e kaluar ishte në Gostivar . Pas i  që  firmosi  kontratën me  ekipin kuqezi  ai  u shprehë tepër i lumtuar  që serish  kthehet në folenë e  vjetër.

 MEVLAN MURATI – FUTBOLLIST

’ Të them të drejtën më vinë si me  qenë hera e parë ku  rikthehem te klubi i zemrës dhe jam i lumtur  për  këtë mundësi që më është dhënë përsëri të përfaqësoj klubin e  zemrës  dhe  është  diçka  shumë pozitive ‘’deklaroi Mevlan Murati

Mbrojtësi  i djathtë, Mevlan Murati tha se është maksimalisht i gatshëm  për të  dhënë më të mirën pasi e dinë se çfarë atmosfere pozitive mbretëron në ekip[

Advertisement

‘’ Patjetër jam më se i gatshëm dhe  e di shumë mirë  atmosferën në klub , ambiciet  e klubit  dhe  si funksionon  klubi. Për  at  arsye  rizgjodha  që të kthehem dhe  sado pak  që të ndihmoj ekipin për  rrugëtimin që  do e bëjmë’’ tha  futbollisti Mevlan Murati

Përforci i ri i Shkëndijës Mevlan Murati shprehet optimist se edhe në sezonin e ri  ekipi kuqezi do të  lufton për suksese të reja.

 ‘’Patjet[r se  i i gatshëm për  këtë arsye jam këtu  të ndihmoj  ekipin  dhe kemi pasur  shumë ndeshje  pozitive në të kaluarën ku nuk e arritëm qëllimin e madh  që e kishim por  besoj se këtë vit i kemi shansat e mira  ku dhe u shpall Shkëndija kampion një rrugëtim pak më i lehtë se në të kaluarën . dhe shpresoj shumë deh besoj në  ekipin që do arrijmë suksese këtë  vit’’ deklaroi Murati

 Kujtojmë  ekipi i Shkëndijës ka ndërpre bashkëpunimin  me  Mevlan Adilin dhe  Stefan Kocevin

 

Advertisement
 Shaban Sinani – TV Koha
Exit mobile version