Ministria e Ekonomisë dhe Punës ka shpallur katër thirrje publike për mbështetje financiare për subjektet afariste, me qëllim të nxitjes së sipërmarrësisë, rritjen e konkurrueshmërisë dhe avancimin e standardeve të cilësisë te ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme, si dhe te zejtarë.
Thirrjet janë pjesë e realizimit të Programit për zhvillimin e sipërmarrësisë dhe konkurrueshmërisë së ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme për vitin 2025, si dhe programit për mbështetjen e konkurrueshmërisë së industrisë përpunuese dhe përgjegjësisë shoqërore për vitin 2025.
Janë shpallur thirrjet si vijon:
1. Thirrje publike për kompensimin e një pjese të shpenzimeve të NVM-ve për certifikimin e sistemeve të cilësisë sipas standardeve ISO
Lëndë e thirrjes publike është bashkëfinancimi i 40% të shpenzimeve të dëshmuara, por jo më shumë se 150.000 denarë individualisht për secilin aplikant, për certifikimin e sistemeve të cilësisë sipas standardeve ISO
Gjithsej mjete të parashikuara: 1.500.000 denarë.
Shpenzimet duhet të jenë bërë në vitet 2024 dhe 2025.
Të drejtën e pjesëmarrjes e kanë ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme nga sektorët C/B – Industria Prodhuese (10-33.20), të cilat plotësojnë kriteret për aktivitetin, gjendjen financiare dhe harmonizimin ligjor.
Afati për aplikim: deri më 30.06.2025
Nëse ka më shumë kërkesa sesa mjetet në dispozicion, shumat do të zvogëlohen në mënyrë proporcionale.
2. Thirrje publike për kompensimin e një pjese të shpenzimeve të NVM-ve për certifikimin e sistemit HALLALL
Bashkëfinancim prej 40% të shpenzimeve për certifikimin e sistemit HALLALL, por jo më shumë se 150.000 denarë për aplikant.
Gjithsej mjete të parashikuara: 1.500.000 denarë
Mbulohen shpenzimet e bëra në vitet 2024 dhe 2025.
Të drejtën e pjesëmarrjes e kanë ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme nga sektori C/B – Industria Përpunuese (10-33.20), të cilat plotësojnë kushtet e përmendura në thirrje.
Afati për aplikim: deri më 30.06.2025
Nëse buxheti tejkalohet, zvogëlohen mjetet në mënyrë të barabartë.
3. Thirrje publike për subvencione për zejtarët për vitin 2025
Bashkëfinancim të 40% të shpenzimeve për blerjen e makinave, veglave dhe dizajnin e produktit të ri, por jo më shumë se 120.000 denarë për aplikant.
Gjithsej mjete të parashikuara: 3.000.000 denarë
Shpenzimet duhet të jenë bërë në vitin 2024 dhe 2025.
Të drejtën e pjesëmarrjes e kanë zejtarët dhe ushtruesit e veprimtarisë zejtare të regjistruar në përputhje me Ligjin për Zejtari, me rezultat pozitiv për vitin 2024 dhe të gjitha kushtet e tjera të përmbushura.
Nuk pranohen aplikimet nga paushallët.
Afati për aplikim: deri më 30.06.202 Rajonet me PBB më të ulët marrin mbështetje plotësuese.
4. Thirrje publike për kompensimin e një pjese të shpenzimeve të subjekteve afariste për zhvillimin e subjektit afarist, produktit dhe tregut
Bashkëfinancim prej 50% të shpenzimeve, por jo më shumë se 500.000 denarë për aplikant, për aktivitete që lidhen me:
-zhvillimin e subjektit afarist
-zhvillimin e produktit
-zhvillimin e tregut
Gjithsej mjete të parashikuara: 5.000.000 denarë
Mbulohen shpenzimet e bëra në vitet 2024 dhe 2025.
Të drejtën për pjesëmarrje e kanë ndërmarrjet nga industria përpunuese, me minimum 5 të punësuar me kohë të pacaktuar. Një kërkues mund të aplikojë për një aktivitet.
Afati për aplikim: 18.07.2025
Mjetet ndahen në bazë të parimit “i pari i ardhur, i pari i shërbyer” deri në shterimin e buxhetit.
Afatet për aplikim janë deri më 18.07. të vitit 2025, ose deri në shterimin e buxhetit (i pari i ardhur, i pari i shërbyer).
Më shumë informacione, kritere dhe dokumentacion i nevojshëm mund të gjeni në ueb-faqen e Ministrisë së Ekonomisë dhe Punës: www.economy.gov.mk
Me respekt,
Njësia e marrëdhënieve me publikun