Site icon Tetova Expres

KASAMI: JEMI NË PËRPJEKJE TË VAZHDUESHME PËR LIRIMIN E HAPËSIRAVE PUBLIKE

Bizneset private vazhdojnë të uzurpojnë hapësirat publike në qytetin e Tetovës, duke penguar qarkullimin e lirshëm të qytetarëve dhe duke krijuar kaos në qytet.  Për kryetarin e komunës së Tetovës, Bilall Kasami, komuna në bashkëpunim me institucionet e tjera kompetente është vazhdimisht në luftë me këta biznese që shfrytëzojnë në mënyrë të paligjshme hapësirat publike.   Ai thotë se do të vazhdojnë edhe më tutje me masat për konfiskimin e tezgave.

BILALL KASAMI – Kryetar i Komunës

“Në shumë raste, kemi intervenuar në bashkëpunim edhe me institucionet e tjera, me policinë, inspektoratin e tregut, edhe me drejtorinë e të hyrave publike dhe ka pasur raste që këto tavolina janë konfiskuar, janë marrë, sepse është fakt që ka pasur kështu situata, janë marrë nga Inspektorati, janë larguar dhe janë kthyer prapë. Por përsëri po them që është një luftë permanente për shkak të tendencës permanente nga disa biznese private që të shfrytëzojnë jashtë ligjith hapësirat publike. Lufta jonë është e përditshme dhe gati në përditshmëri apo c’do javë kemi aksion të Inspektoratit. Por, nëse nuk kanë efekt vetëm aksionet e Inspektoratit do I përsërisim aksionet e kordinuara edhe me organet e tjera për konfiskim të këtyre tavolinave.”

Kasami thotë se megjithatë, në trotuaret ku ka hapësirë prej më shumë se një metër e gjysmë janë dhënë leje për të zhvilluar këta biznese.

BILALL KASAMI – Kryetar i Komunës

Advertisement

“Ne e dimë si ka qenë situata më herët dhe si është sot. Lokacionet janë rreth lumit, në pjesën tjetër nuk e di se ku pengohet drejtë për së drejti lëvizja e qytetarëve. Në një pjesë janë me leje, aty ku I plotësojnë kushtet, ku nuk pengohet lëvizja e qytetarëve. Edhe në trotuare aty ku ka hapësirë janë me leje si tavolina apo tarraca të hapura. Por pjesa më e madhe, ku pengohet lëvizja e qytetarëve dhe situata nuk është ashtu sic ka qenë. Edhe në trotuara ku ka hapësirë më shumë se 1 metër e gjysmë, edhe në ato pjesë ku ka kushte jepet leje për tavolina sin ë shumicën e vendeve evropiane.”

Edhe qytetarët e anketuar nga TV Koha, deklarohen të revoltuar për uzurpimin e hapësirave publike dhe trotuareve.

Organet kompetente apelojnë deri  tek të gjithë ata që kanë uzurpuar vendet publike dhe zhvillojnë veprimtari tregtare, t’i lirojnë këto hapësira sepse të njëjtat u takojnë të gjithë qytetarëve.Në të kundërtën, sic theksojnë do të vijojë marrja e masave më të rrepta.

Exit mobile version