Kampioni I Maqedonisë në futboll, Shkëndija e Tetovës sot përfundon fazën e parë të përgatitjeve për garat evropiane si dhe për kampionatin e ri vendor, ndërsa nga dita e nesërme udhëton në Slloveni ku për 15 ditë do zhvillon përgatitje intensive dhe do luanë 4 ndeshje kontrolluese. Shorti për garat europiane hidhet në Nion të Zvicrës më 17 qershor
Klubi i Futbollit Shkëndija tanimë plot një javë është duke zhvilluar stërvitje intensive nën urdhëratë e trajnerit Jeton Beqiri, në kuadër të përgatitjeve për garat e fazës së parë të Ligës së Kampionëve por edhe për sezonin e ri 2025/2026. Ekipi i Televizionit Koha ishte e pranishme në seancën stërvitore dje pas dite ku mori proncimin e trajnerit Jeton Beqiri dhe kapitenit Besart Ibraimi lidhur me punën e ekipit gjatë fazave përgatitore.
‘’Patjetër ne duhet të përgatitemi fillimisht për garat evropiane pastaj normalisht kompletimin e skuadrës edhe për kampionatin e Maqedonisë. Unë jam i kënaqur me angazhimin e futbollistëve të cilët nga dita e parë në çdo stërvitje japin maksimumin dhe punojnë me shumë korrektësi’
Sipas planit të stafit teknik faza e dytë do të zhvillohet në Slloveni ku edhe do të zhvillojnë disa ndeshje kontrolluese
‘’ Po, konkretisht domethënë ditën e premte në mbrëmje ekipi udhëton për në Slloveni , atje do të qëndrojmë 15 ditë dhe përveç seancave të rregullta dhe punës që do bëjë skuadra ne do kemi edhe 4 ndeshje kontrolluese me skuadra shumë serioze dhe të fuqishme dhe besoj që me anë të punës dhe ndeshjeve të cilat do ti kemi atje ekipi do arrije të mërijë konkretisht formën për të cilën ne synojmë para garave europiane’’ deklaroi trajneri Jeton Beqiri
Sa i përket lëvizjeve më konkretisht prurjeve dhe largimeve trajneri Beqiri thas n[ se këtë gjëra ndodhin në afatin kalimtar por shpreson se kompletimi i ekipit kuqezi do bëhet në kohë. Dhe me ndonjë emër të njohur
‘’Patjetër , normalisht se është koha ku disa futbollistëve u ka skaduar kontrata edhe kryesia e klubit bisedon me çdo njërin nga ato për vazhdimin e kontratave. Normalisht që me dikend arrihet marrëveshja e me dikend nuk arrihet, këto janë pjesë të punës. Kryesia e klubit e ka shumë të qartë kërkesat që ne si staf kemi bërë për përforcimin e skuadrës dhe janë duke punuar që të plotësohen ato kërkesa dhe do zoti që sa më shpejtë për shkak se gjendemi në një situatë ku ekipi është duke punuar por jemi edhe në situatë ku futbollistët të cilët janë të lirë në treg d.m.th pa skuadra zakonisht në qershor taktizojnë, presin diçka për jashtë. Por besoj që ato do bëjnë maksimumin dhe ekipi do jetë i kompletuar me kohë’’tha trajneri Bqeir
Edhe në sezonin e ri kapiteni Besart Ibraimi pritet të jetë shtylla kryesore ekipit kuqezi si në garat ndërkombëtare ashtu edhe në ato vendor ri , Ai për fazën e parë të përgatitjeve tha se është i kënaqur me ecurinë e punës dhe shpreson se në Slloveni do të përgatiten maksimalisht. Ndërsa për përforcimet eventuale tha presin përforcime të duhura
‘Normalisht që presim përforcim, tash punën e përforcimeve e ka kryesia jonë kështu që ia lëmë punë atyre të mbarojnë ndërsa ne të fokusohemi në punën tonë dhe të përgatitet ekipi në mënyrën më të mirë’’ deklaroi kapiteni Besart Ibraimi
Sa i përket paraqitjeve në garat evropiane, kapiteni Besart Ibraimi tha se puno e tyre është të japin maksimumin
‘’Po, e jona është të japim maksimumin në çdo aspekt, të kemi fat në short edhe pse jo mos me hy në GRUP se e meriton ky klub’’ tha kapiteni Ibraimi
Ekipi i Shkëndijës nesër mbrëma udhëton për në Slloveni ku nga dita e shtunë për 15 ditë me radhë do të zhvillojnë përgatitje me intensitet in më të lartë, Ndërsa ditëve në vijim ekipi pritet të përforcohet edhe me ndonjë emër të njohur vetëm e vetë që skuadra të ketë paraqitje dinjitoze në garat evropiane por edhe në kampionatin e ri.