Deri te Gjykata Themelore në Koçan është parashtruar akt prokurorial kundër 34 persona fizik dhe 3 persona juridik për tragjedinë në Koçan, ka bërë të ditur kryeprokurori publik Lupço Kocevski, transmeton TV21.
Për 11 persona është ndërpre procedura dhe nuk do të përndiqen më tej, sepse kundër tyre nuk ka dëshmi të mjaftueshme. Mes tyre janë ish drejtorët e Inspektoratit Shtetëror të Tregut dhe dy ish ministrat e Ekonomisë. Për anëtarin e grupit muzikor po ashtu është ndërprerë procedura pasi është në mjekim, si dhe për menaxherin e kompanisë pasi i njëjti ka ndërruar jetë gjatë mjekimit spitalor.
Kush akuzohen?
Tre të akuzuar janë pronari dhe personat përgjegjës në kompani, ku në Kabare Plus siç tha Kocevski kanë kryer veprimtari hotelerike “edhe pse objekti nuk i ka përmbushur kushtet minimale teknike”. I akuzuar është edhe vëllai i pronarit “Puls” pasi ai i ka shitur biletat.
Tre të akuzuar të tjerë janë inspektorë ndërtimorë në Komunën e Koçanit, pasi të njëjtit nuk kanë realizuar inspektim ndaj kabare “Plus” dhe kanë mundësuar që ky objekt të vazhdojë të veprojë jashtëligjshëm.
“Ata kanë mundësuar që “Puls” të punojë si kabare”, shtoi Kocevski.
Aktakuzë është ngritur edhe kundër kompanisë së sigurimit dhe 4 personave të sigurimit, prej të cilëve njëri aspak nuk posedon licencë për sigurim.
Të akuzuar janë edhe tre ish kryetarët e komunës së Koçanit.
Të akuzuar janë edhe katër drejtorë të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim dhe një inspektor gjeneral, i cili gjatë asaj kohe ka qenë udhëheq i sektorit i shërbimit inspektues të DMSh-së nuk kanë ndërmarrë masa për të parandaluar këtë fatkeqësisht duke mos realizuar mbikëqyrje.
Të akuzuar siç bëri të ditur janë edhe 5 nëpunës shtetëror, një sekretar shtetëror dhe dy ministra të Ekonomisë pasi aspak nuk kanë vepruar ndaj rregulloreve.
Dëshmi shtesë janë siguruar edhe për një nëpunës shtetëror i cili në vazhdimësi i ka përgatitur licencat për “Plus” duke pranuar edhe dhurata për vete dhe të tjerët.
Në aktakuzë janë përfshirë edhe katër persona zyrtarë, inspektorë në Sektorin për inspektim Shtip me qytetet Koçan, Shën Nikollë, Berovë, Dellçevë dhe Vinicë.
“Ata aspak nuk kanë vepruar ndaj rregulloreve”, tha Kocevski duke shtuar se janë “dakorduar për mosveprim”.
Përgjegjësi është vendosur edhe te anëtarët e grupit muzikor kjo për shkak të mjeteve piroteknike, por që është ndërprerë procedura për disa pasi njëri ka ndërruar jetë, kurse tjetri është në gjendje të rëndë shëndetësore. Përgjegjësi për këtë pjesë është vendosur edhe te pronari, menaxheri i lokalit – biri i tij dhe te katër pjesëtarë të sigurimit të klubit.