Site icon Tetova Expres

Durmishi në “Top Tema”: BDI apo Fronti në çarje totale – kujt t’i “japin” komuna Taravarit apo Selës?

Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, gjatë paraqitjes së tij në emisionin “Top Tema”, hodhi dritë mbi kaosin e brendshëm që po përjeton BDI dhe i ashtuquajturi “Front Evropian”, duke theksuar se tashmë gara e tyre nuk është për ide, por për pazare mes njëri-tjetrin.
“BDI apo Fronti është në krizën më të thellë të brendshme që ka përjetuar ndonjëherë. Deri dje flisnin për bojkot të zgjedhjeve lokale, sot nuk kanë as kë të kandidojnë”, tha Durmishi.

Ai shtoi se situata është aq e tensionuar, sa brenda Frontit do të jemi dëshmitarë të shpërthimeve të reja, pazareve dhe përplasjes së interesave personale, ku secili tenton të sigurojë ndonjë copë pushtet për vete.
“Taravari u kërkon komuna, Sela u kërkon komuna, edhe satelitët e tjerë kërkojnë pjesën e tyre. Të gjithë flasin për ndarje pushteti, por askush për qytetarin”, theksoi ministri.

Sipas tij, ky është dallimi mes dy blloqeve të sotme shqiptare “VLEN që ndërton një ofertë të re për qytetarët dhe BDI që sillet sikur komunat i ka në xhep.

Exit mobile version