KF Shkëndija ka regjistruar fitore në ndeshjen e parë kontrolluese të zhvilluar në kuadër të fazës përgatitore në Slloveni, duke mposhtur ekipin rumun FC Argesh Piteshti me rezultat 1:0. Ndeshja e dytë kontrolluese luhet të shtunën kundër FC Koper.
Në kuadër të përgatitjeve për garat eliminatore të Ligës së Kampionëve klubi i futbollit Shkëndija në Slloveni krahas seancave të rregullta stërvitore dy herë në ditë , nga dita e djeshme ka filluar edhe me ndeshje kontrolluese ashtu siç e ka parapa shefi i stafit teknik Jeton Beqiri. Në ndeshjen e parë kontrolluese kundër ekipit rumun FC Argesh Piteshti, skuadra kuqezi në ndeshjen e zhvilluar në vendin Zreçe shënoi fitore minimale me një gol të vetëm që e ka realizuar Tamba në minutat e fundit të ndeshjes .. Kjo ndeshje shërbeu si test i parë në rrugëtimin përgatitor të ekipit, ndërsa trajneri Jeton Beqiri pati mundësinë të aktivizojë shumë lojtarë dhe të vëzhgojë nga afër gjendjen e skuadrës përpara fillimit të garave zyrtare.
‘’Jam i kënaqur me angazhimin e futbollistëve gjatë fazës përgatitore gjatë këtyre 3-4 ditëve sa jemi në slloveni. Shqetësuese është vetëm një dëmtim i vogël i kapitenit Besartit, kurse të gjithë futbollistët tjerë japin maksimumin . Ekipi normalisht është i rënduar janë të lodhur por nëpër gjithësi sot dhanë maksimumin dhe normalisht jam i kënaqure me futbollistët sa i përket maksimum it. Kurse sa i përket lojës ka gjëra të cilat do korrigjohen do analizohen dhe besoj se do përmirësohen’’deklaroi trajneri Beqiri
Sa i përket shortit dhe kundërshtarit në ndeshjen e parë eliminatore të Ligës së Kampionëve trajneri Beqiri tha se do të tentojmë që të kualifikohemi më tej
‘’Sinqerisht nuk dua të komentoj shortin për shkak se ne jemi Shkëndija dhe futbollistët që disponojmë dhe ekipin që kemi është ekip cilësor dhe unë besoj në futbollistët tanë. Gjatë këtyre ndeshjeve europaine do na nderojnë dhe do na bëjnë që të ndihemi mirë , normalisht jo vetëm kundër këtij kundërshtari por edhe kundër çdo kundërshtari tjetër ne do të duhej të tentonim dhe do të tentojmë gjithçka për gjithçka. Konkretisht do të tentojmë dhe besoj se do të kualifikohemi’’ tha trajneri Jeton Beqiri
Ndeshjen e dytë kontrolluese Shkëndija do ta zhvilloj kundër ekipi FC Koper të shtunën në ora 17:30. Sa i përket kundërshtarit të radhës në eliminatoret e Ligës së kampionëve nëse kalon në raundin e dytë kuqezinjtë mund të përballen me fituesit nga ndeshja FCSB – Inter apo fituesi nga ndeshja Olimpija – Kairat Almati
Shaban Sinani – TV Koha