Site icon Tetova Expres

ÇMIMI I ARIT ARRIN KULMINACIONIN, QYTETARËT NUK BLEJNË SI MË PARË

Përgatitjet për dasma tashmë kanë filluar. Marrja e nuseve, vecanërisht në rajonin tonë ka një kosto relativisht të lartë, duke përfshirë blerjen e fustanave, veshjeve tradicionale dhe vecanërisht stolitë e arit.

Artarët thonë se kohëve të fundit rritja e cmimit të arit ka arritur kulmin. Çmimi dhe kriza ekonomike ndikon në atë që qytetarët të blejnë më pak stoli ari, thotë artari Mensur Arifi, I cili për mbi 40 vjet merret me këtë zanat.

MENSUR ARIFI – Artar

Arifi deklaron se qytetarët nuk blejnë ar si më herët,  ndalen  tek stolitë më të nevojshme apo tek ato  më minimalet, varësisht buxhetit të tyre.

Edhe pse vitet kalojnë dhe në shikim të parë duket se të rinjtë tentojnë t’I ikin paksa tradicionales, kur vjen në shprehje blerja e arit, kjo traditë edhe më tej vazhdon. Dëshira për të pasur sa më shumë stoli ari, nuk shuhet edhe pse në pjesën dërrmuese të rasteve, pas përdorimit në vitet e para të martesës ato ruhen dhe iu lihen trashëgimi pasardhësve./TV KOHA/

Advertisement

Exit mobile version