Në vend që të garojnë me ide të reja si ta përmirësojnë jetën e qytetarëve, Partitë politike po ndërhyjnë në Kodin Zgjedhor, për të vështirësuar pjesëmarrjen në zgjedhje të kandidatëve të pavarur, thonë nga iniciativa “Më mirë për Tetovën”. Ky propozim ligj që mban nënshkrimin e VMRO-DPMNE-së, Lsdm, Znam dhe Vlen, u mbyll derën kandidatëve të pavarur në shumë komuna, dhe më ironik është fakti se aty qëndron nënshkrimi i deputetit Bekim Qoku që deklarohet se përfaqëson Vetvendosjen, subjekt i cili ka lindur nga aktivizmi qytetar, deklaron Agron Arifi nga kjo iniciativë.
AGRON ARIFI – “Më mirë për Tetovën”
“Ky propozim ligj tentohet të miratohet me procedurë të shkurtuar, pa debat publik, pa transparencë edhe pse u anulua vetëm një muaj më parë nga Gjykata Kushtetuese — kurse tani rikthehet në version edhe më të rëndë! Ironia më e madhe është se aty qëndron nënshkrimi i deputetit Bekim Qoku që deklarohet se përfaqëson Vetvendosjen, subjekt i cili ka lindur nga aktivizmi qytetar, kurse ai me nënshkrimin e tij i ka shpallur luftë aktivizmit dhe është integruar plotësisht në mendësinë e mbrapshtë të partive politike.”
Ky propozim ligj tentohet të miratohet me procedurë të shkurtuar, pa debat publik, pa transparencë edhe pse u anulua vetëm një muaj më parë nga Gjykata Kushtetuese prandaj nga kjo iniciativë kërkojnë që listat e mbyllura të zëvendësohen me lista të hapura.
“ në shumicën e shteteve Evropiane nevojiten më pak se 200 nënshkrime për pjesëmarrje të kandidatëve të pavarur në zgjedhje, kurse tani propozohet që psh në Tetovë të grumbullohen 900 nënshkrime, gati sa për formimin e një partie politike. Ky propozim ligj është një goditje e drejtpërdrejtë ndaj vlerave demokratike dhe Evropiane.Kërkesat tona janë:1. Të mos votohet propozim ligji aktual 2. Të hartohen propozime të reja ligjore që përfshijnë kërkesat e kandidatëve të pavarur 3. Të zhvillohet debat publik me ekspertë dhe qytetarë 4. Të miratohet një zgjidhje demokratike dhe kushtetuese 5. Listat e mbyllura të zëvendësohen me lista të hapura. Ne nuk tërhiqemi. Do të vazhdojmë të luftojmë për zgjedhje të drejta dhe për zërin e pavarur të qytetarëve.”
Nga ana tjetër, zëvendëskryeministri I vendit Izet Mexhiti në deklaroi se është mirë që partitë politike të ulen dhe të diskutojnë për politikta ditore dhe strategjike.
IZET MEXHITI- ZËVENDËS KRYEMINISTËR
“Partitë politike është mirë të ulen më shpesh edhe për politikat ditore edhe për politikat strategjike. Ne jemi të gatshëm të ulemi dhe të jemi faktor stabilizues, faktor që e ndihmon situatën. Ndërsa çështja e badenterit ka të bëjë me disa çështje të tjera që duhet t’i sjell parlamenti dhe që janë në interes të shqiptarëve.”
Përndryshe, në vendin tonë është hapur debati për ndryshime në kodin zgjedhor, ndërsa organizatat jo qeveritare kërkojnë që listat të jenë të hapura dhe kandidatët e pavarur të hyjnë në garë me më pak nënshkrime. Nga partitë në pushtet propozimi është që kandidatët e pavarur të hyjnë në garë me 900 nënshkrime, ndërsa me 1 mijë nënshkrime kandidat mund të propozojnë partitë politike.