Site icon Tetova Expres

“MODULARI”, “LLASKARCA” E “BESA TRANS”, MICKOSKI KERKON TË MOS FSHIHEN FAJTORËT E VËRTETË

Kryeministri I vendit Hristijan Mickoski kërkoi nga Prokuroria që t’i rihapë çështjet për tragjeditë e “Spitalit Modular”, “Llaskarcën” dhe “Besa Trans”, të cilët siç shprehet ai, janë harruar nga organi i akuzës. Kreu i Qeverisë dyshon se Prokuroria po mbron LSDM-në dhe BDI-në dhe për këtë po i fsheh fajtorët e vërtetë të këtyre tragjedive.

HRISTIJAN MICKOSI – Kryeministër

“Unë  ftoj Prokurorinë Publike të merret me zell me këto raste. Pasi ata thanë që do të merren edhe me këto raste, por shoh  se disi i kanë harruar, nëse ndoshta kjo është mënyra që të revanshohen ndaj pronarëve politik të tyre të vërtetë nga LSDM dhe BDI, pasi i fshehin kryerësit e vërtetë dhe të gjithë fajtorët të cilët kanë kontribuar që të ndodh Spitali Modular i cili është objekt shtetëror, për shkak të dyshimit të bazuar për lëshime në institucione ka ndodhur Llaskarca, Besa Trans e kështu me radhë.”

Këto komente, Mickoski i bëri duke reaguar ndaj akuzave të LSDM-së opozitare për ndërhyrje në hetimin e Prokurorisë, lidhur me tragjedinë në klubin e natës “Puls” në Koçan, ku humbën jetën 62 persona.

“E paralajmërojmë Mickoskin që t’i largojë kthetrat partiake nga prokuroria dhe gjyqësori. Nuk do t’i mbrosh personat tuaj dhe ta fshehësh të vërtetën, pasi që e dimë qëllimi. Hetimi tregon lidhje të drejtpërdrejtë mes tragjedisë në “Puls” dhe udhëheqjen më të lartë të VMRO-DPMNE-së dhe do t’i publikojmë të gjitha të dhënët nga e para e deri tek e fundit”, thanë  nga LSDM.

Advertisement

Kryeministri theksoi se hetimin për Koçanin e udhëheq Lupço Kocevski, i cili është zgjedhur në Kuvend nga deputetët e BDI-së dhe LSDM-së. Opozitarja BDI paraprakisht kërkoi komision të posaçëm kuvendor për Koçanin, pasi edhe ata vlerësojnë se pushteti po ndërhyn në hetim. Megjithatë, shumica parlamentare refuzoi kërkesën e tillë nën arsyetimin se nëse formohet komision për Koçanin, duhet të ketë komision edhe për “Modularin”, “Llaskarcën” e “Besa Transin”.

Exit mobile version