Site icon Tetova Expres

FUTBOLL: KF ARSIMI MË 1 KORRIK STARTON ME PËRGATITJE

Debutuesi në elitën e futbollit  vendor  klubi i futbollit  Arsimi  nga Çegrani, tani më  zyrtarisht  ka konfirmuar se me  përgatitje  për  sezonin e ri 2025/2026,  do të  fillon më 1 korrik, ndërsa  drejtuesit e  klubit  kanë arritur marrëveshje  me  disa  lojtar  që ishin në ekip  dhe   ka kontakte edhe me lojtar  të cilët pritet të përforcojnë ekipin

 Kampionati i  ri  2025/2026  në Ligën e Parë të  futbollit vendor  starton  më  8 , 9  dhe  10  gusht  me ndeshjet e xhiros  së parë të kampionatit., ndërsa  të  gjitha  ekipet  pjesëmarrëse  në këtë kompeticion të  garave  tanimë kanë  filluar  me  parapërgatitje ashtu  siç i kanë mundësit  e  tyre. Në mesin e  ekipeve që do garojnë në elitë është edhe  skuadra  debutuese  klubi i  futbollit Arsimi , ekip e cila  me  anë të një komunikate  zyrtare  ka    bërë të njohur  aktivitete e  veta  për sezonin  e ri. Kështu që  ekipi ka arritur marrëveshje për vazhdimin e kontratave me një pjesë të lojtarëve ekzistues, ndërsa janë afruar edhe emra të rinj, prezantimi i të cilëve do të bëhet gjatë ditëve në vijim përmes kanaleve tona zyrtare.  Klubi i  futbollit Arsimi me  përgatitje për  kampionatin e ri  do të  fillon më  1 korrik  dhe  të njëjtat  do të zhvillohen  ashtu  siç e do  rende  në tre faza. , ndërsa faza e dytë  dhe  ajo  kryesorja do të zhvillohet në qytetin e Ohrit, ku edhe  do  të zhvillohen disa ndeshje kontrolluese  .
Klubi i futbollit Arsimi  gjithashtu ka  njoftuar se  ka arritur marrëveshje
trepalëshe mes Federatës së FFM-së dhe platformën televizive Arena Sport,  për  transmetimin e ndeshjeve të këtij klubi

Shaban Sinani – TV Koha

Exit mobile version