Site icon Tetova Expres

NË DURRËS NISË TURNEU I 20 JUBILAR I FUTBOLLIT ‘VLLAZNIMI CUP’

Në organizim të Shoqatës “Vllaznimi” dhe me  përkrahjen e  Federatës së Futbollit Shqiptarë,  nesër  në  Durrës  nisë edicioni  jubilar  i 20-ti me radhë Turneu  ndërkombëtar i  futbollit për fëmijë ‘Vllaznimi Cup 2025’

 Në organizimi nga Shoqata “Vllaznimi” në bashkëpunim me Federatën Shqiptare  të Futbollit  Bashkinë “Durrës”, duke  filluar  data  25 deri më  30 qershor  në Durrës  mbahet   edicioni  jubilar i  20 –ti me  radhë Turneu Ndërkombëtar  i futbollit për fëmijë “Vllaznimi Cup 2025”.  Ne këtë aktivitet jubilar marrin pjesë mbi 60  ekipe rajoni  si: Kosova, Mali i Zi, Maqedonia, Shqipëria, Serbia, Bosnje Hercegovina, Bullgaria, Greqia nga mosha U-11 deri ne moshën U-15 dhe ekipe të vajzave  pa kufizim moshe.

Turneu Ndërkombëtar ‘Vllaznimi Cup’ ketë vit feston edicionin e 20-te të futbollit për fëmije. Koordinatorit të këtij turneu Heraj Lisaku në tha  se Shoqata Vllaznimi prej 20-të vitesh bën së bashku ne Durrës ekipe nga te gjitha trevat shqipfolëse dhe nga Evropa. Me moton “TE NDRYSHEM POR TE BARABARTE” ky aktivitet sportiv i organizuar nga Shoqata Vllaznimi mbështetet nga Bashkia Durrës, Federata Shqiptare Futbollit, Ministria Arsimit dhe Sportit. E veçanta e këtij viti është edhe pjesëmarrja për herë te parë e ekipeve nga Greqia. Ekipet e vajzave do të jetë një tjetër bukuri qe do ti shtohet këtij aktiviteti. Bashkimi i fëmijëve duke zhvilluar lojëra te bukura sportive pritet të mbledhë ne qytetin bregdetar te Durrësit mbi 60 ekipe.

 Organizatori për  të  gjitha  ekipet  pjesëmarrëse do  të ndanë  mirënjohje  dhe medalje  ndërsa për  ekipet fituese edhe  Kupa.

SHABAN SINANI – TV KOHA
Exit mobile version