Site icon Tetova Expres

TETOVA NIKOQIRE E KAMIONATIT BALLKANIK TË VOLEJBOLLIT NË RËRË

Në  organizim të Komunës së Tetovës dhe në bashkëpunim me  federatën e Volejbollit të Maqedonisë  së Veriut  për  tre  ditë  me radhë në sheshin ‘’Iliria’’ do të mbahet  kampionati Ballkanik i volejbollit në rërë. 

 Qyteti i Tetovës nga data 25-27 qershor, është nikoqire e kampionatit  Ballkanik të volejbollit  në rërë , ku do të marrin pjesë reprezentacionet Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë, Kosovës, Turqisë, Rumanisë dhe Moldavisë. Të  gjitha  ekipet  pjesëmarrëse  do të krahas  ekipet të meshkujve  do të prezantohen edhe me ekipin e  vajzave . Ndeshjet finale janë para pa të  zhvillohen të premten. Këtë për  televizionin Koha e deklaroi  zëdhënësi i komunës Albion Halili 

 ’Duke  filluar  nga nesër nga data  25 deri më 27 qershor do të zhvillohet Kampionati Ballkanik  i volejbollit në rërë. Janë  diku  gjashtë shtete Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Moldavia, Turqia dhe  Rumania. Ndeshjet  do të jenë  duke  filluar  nga  ora  9:00 e mëngjesit  deri  në 12:00 të drekës. Pastaj shkaku i temperaturave  të larta ndeshjet  do të postohen nga  ora  17:00 deri në ora 22:00’‘  deklaroi Albion Halili.

 Të gjitha vendet pjesëmarrëse do të prezantohen në dy kategori at të meshkujve  dhe  femrave

 ’Ndeshjet  do të jenë në kategorinë e vajzave  dhe  djemve, ndërsa  ditën e  premte  do të jetë edhe  finalja e madhe e kampionatit ballkanik’ tha zëdhënsi Halili

Advertisement

 Komuna e Tetovës si nikoqire së bashku me Federatën e volejbollit të Maqedonisë së Veriut  janë duke i bërë  përgatitjet  përfundimtare  në sheshin ‘’Ilirija’’ aty ku edhe  do të zhvillohen ndeshjet e Kampionatit Ballkanik , ku  pritet të ndiqet nga numër i madh i adhuruesve  të volejbollit  në rërë pasi  është hera e parë që një kampionat  ballkanik të organizohet në qytetin e  Tetovës. Hapja  zyrtare  e  Kampionatit Ballkanik të volejbollit në rërë do të bëhet të mërkurën  në 20:00 nga  ana e kryetarit të Komunës së Tetovës Bilall Kasami . Ndeshja e parë e  kampionatit Ballkanik do të luhet të mërkurën me  fillim në ora 9:00.

Exit mobile version