jupço Palevski-Palço, Bore Videvski, Vlatko Keshishev dhe Velibor Manev janë dënuar me burgim të përjetshëm për rrëmbimin dhe vrasjen e Vanja Gjorçeskës. Babai i Vanjës, Aleksandar Gjorçevski, është liruar nga akuzat. Shpenzimet e tij gjyqësore do të mbulohen nga shteti.
“Secili prej të pandehurve dënohet individualisht me burgim të përjetshëm”, tha gjykatësi Ivica Stefanovski.
Ata u liruan gjithashtu nga akuzat për rrëmbimin e Pance Zhezhovskit.
“Të pandehurit Manev, Videvski, Keshishev, Palevski lirohen nga akuza se më 22 nëntor 2023 rreth orës 9 të mëngjesit në Veles, të pandehurit rrëmbyen Pançe Zhezhovskin me qëllim që ta detyronin të jepte diçka, përkatësisht një makinë. Prokurori publik nuk vërtetoi se ata e kryen krimin, përtej çdo dyshimi të arsyeshëm”, tha Stefanovski.
Katër të parët akuzoheshin se janë bashkëkryerës në planifikimin e rrëmbimit të 14-vjeçares Vanja me qëllim kërkimin e një shpërblimi. Aleksandar Gjorçevski, babai i vajzës, akuzohej për ndihmë dhe inkurajim në kryerjen e një krimi duke dhënë informacione rreth rutinës së përditshme dhe lëvizjeve të vajzës së tij.