Site icon Tetova Expres

NË TETOVË ZYRTARISHT NISI KAMPIONATI BALLKANIK I VOLEJBOLLIT NË RËRË

Me  katër ndeshje para që u zhvilluan  në  para ditën e sotme  zyrtarisht  filloi Kampionati Ballkanik i Volejbollit në rërë  që mbahet  në sheshin ‘Ilirija ‘   në Tetovë

 Me ndeshjen mes  reprezentacionit të Turqisë  dhe  atij të Shqipërisë, sot në sheshin “Ilirija” në Tetovë filloi Kampionati Ballkanik  i volejbollit në rërë, për  kategoritë nën 22 vjeç, ku marrin pjesë ekipe nga gjashtë vende të rajonit si Shqipëria, Kosova, Rumunia, Moldavia, Turqia dhe vendi nikoqir Maqedonia e Veriut.  Shqipëria në këtë kampionat  prezantohet  me ekip të re  si në kategorinë e  djemve  ashtu edhe në at të vajzave që pritet të jenë e ardhmja e ardhmja e   vendit. Këtë për  televizionin Koha e deklaroi  trajneri i reprezentacionit  Emiljan Xhebrahimi  pas  ndeshjes ku  pësuan  disfatë kundër  Turqisë

 Humbëm kundër  një  ekipi  që është shumë më lartë  se neve normalisht janë , Neve  i kemi të dy grupmoshat shumë të  ri po  mendojmë për perspektivën , për të vazhduar më tej. E kemi nisur me këto që përherë të parë e  përfaqësojnë Shqipërinë  deh janë të gjithë nën 20 vjeç. Këtu janë të katërt përveç njërit që është pak më i madh, tre të tjerët janë nën 20 vjeç.. Duam  të nisim një projekt me  këtë grupmoshë , në Shqipëri kemi  edhe  dy  grupmosha  tjera që do mundohemi të vazhdojmë këtë punë, prandaj edhe  rezultati ishte  i atill ‘ deklaroi trajneri Emiljan Xhebrahimi

Sa  i përket pritjes  dhe  përkrahjes nga  tetovarët trajneri Xhebrahimi tha  se kjo është kënaqësia më e madhe

 ‘Normalisht kjo ishte kënaqësia më e madhe, vijmë këtu  si shqiptarë  që të mblidhemi të gjithë së bashku këtu  dhe të përfaqësojmë  denjësisht   duke  parë  që neve siç thash edhe më parë e  kemi grupmoshën shumë të vogël në krahasim me ekipet e tjera ‘tha Xhebrahimi

Advertisement

Volejbollistja shqiptare Sonja  Sulejmani  tha  se  është e mahnitur  nga  mikpritja  këtu në qytetin e Tetovës, ndërsa  sa i përket   garave  tha  se  do të mundohen të paraqiten denjësisht .

  ‘ Jemi  pritur  shumë mirë  sidomos se gjuha  flitet shqip edhe këtu. Jemi  ndjerë tamam  si në shpinë tonë. Neve nuk kemi ardhur  me një qëllim të caktuar, për të dal  në vend  të caktuar por sigurisht presim të përfaqësohemi denjësisht si çupat  si çunat dhe  pse  jo të  fitojmë ndeshjet‘  deklaro Sonja  Sulejmani

 Në ndeshjet e sotme të  zhvilluara para dite u shënuan këto rezultate: Turqia – Shqipëria  2-0, Moldavia  2  – Rumunia 0-2, Moldavia 1- Maqedonia e Veriut  2-0 dhe  Turqia 2 – Kosova 2-0

SHABAN SINANI – TV KOHA

Advertisement
Exit mobile version