Ziadin Sela, sot në konferencë për shtyp tha se opozita nuk do ta përkrah Ligjin për përfaqësim të drejtë dhe adekuat, i cili dje u miratua nga Qeveria.
Sela tha se Qeveria nuk është transparente dhe se ligji nuk mund të gjendet askund. Ai gjithashtu i ftoi përfaqësuesit e shqiptarëve në Qeveri, që të mos jenë vetëm dekor dhe t’i japin legjitimitet këtij ligji, i cili sipas tij, nuk është ligj por këndvështrim i VMRO-DPMNE-së.
“Ligji për përfaqësim të drejtë dhe adekuat është kauzë e ASH-së. Në vitin 2020 kam udhëhequr fushatë me disa shtylla, që njëra ka qenë Ligji për përfaqësim të drejtë adekuat. Ky ligj nuk ka asnjë element për të cilin duhet të diskutojë Komisioni i Venecias. Nuk ka asgjë përveç tendencës për të manipuluar. Ky ligj nuk është ligj, por këndvështrim i VMRO-DPMNE-së si ta pengojë përfaqësimin e drejtë dhe adekuat. I ftoj përfaqësuesit e shqiptarëve në Qeveri që t’i shohin fëmijët e tyre, pasi këto ligje njëherë sillen dhe pasojat do t’i vuajnë fëmijët dhe nipërit e tyre”, tha mes tjerash Sela.