Dështim spektakolar i Frontit Evropian nën udhëheqjen e BDI-së për të mbrojtur Ligjin për përdorimin e gjuhëve. Qeveria e hoqi statusin juridik të Inspektoratit për gjuhët – dhe e realizoi thuajse pa pengesa. Kështu e nis statusin e tij në rrjetet sociale analisti politik, Sefer Selimi, ndërsa shkruan se kishte reagimim të zbehtë dhe qaraman të opozitës, reagim ky që sipas Selimit, vetëm sa e trimëron VMRO-në për të vazhduar me revizionizmin politik.
Statusi i plotë i analistit Sefer Selimi:
Dështim spektakolar i Frontit Evropian nën udhëheqjen e BDI-së për të mbrojtur Ligjin për përdorimin e gjuhëve. Qeveria e hoqi statusin juridik të Inspektoratit për gjuhët – dhe e realizoi thuajse pa pengesa.
“Bravo” për Qeverinë dhe posaçërisht për përfaqësuesit shqiptarë që do ta shesin si arritja e radhës.
Ndërkohë, reagimi i zbehtë dhe qaraman i opozitës vetëm sa e trimëron VMRO-në për të vazhduar me revizionizmin politik, me plot elan dhe me më shumë këmbëngulje.