Në ndeshjet e tretë dhe të fundit kontrolluese në Slloveni, Shkëndija barazoi 1:1 përballë ekipit bullgar, CSKA Sofia. Ekipi sot është kthyer në Tetovë ku do të vazhdon me fazën përgatitore kthehet Krasniqi realizon super gol për kuqezinjtë.
Kampioni I Maqedonisë së Veriut , klubi futbollit Shkëndija në kuadër të përgatitjeve në Slloveni për pjesëmarrjen në eliminatoret në Ligën e Kampionëve, dje ka zhvilluar ndeshjen e tretë kontrolluese me skuadrën bullgare CSKA të Sofjes, ndeshje kjo e cila pas 90 minutave loje interesante dhe me raste nga të dyja palët përfundoi me barazim 1-1. Skuadra bullgare e para kaloi në epërsi me golin e Ivanov në minutën e 60-të, ndërsa Endrit Krasniqi barazoi në minutën e 84-të. Për skuadrën kuqezi ishte kjo kontrolluesja e tretë e zhvilluara në tokën sllovene ku ka një fitore kundër ekipit Argesh Piteshti të Rumanisë, një humbje 4-0 nga FC Kopër e Sllovenisë dhe barazimi i djeshëm 1-1 me ekipi bullgar CSKA të Sofjes. Trajneri Jeton Beqiri edhe në këtë ndeshje gjatë minutave në lojë inkuadroi pjesën më të madhe të futbollistëve që ka në diskonim. Skuadra e Shkëndijës menjëherë pas ndeshjes është nisur drejt Tetovës, duke përfunduar më herët qëndrimin për shkak të obligimeve logjistike për përgatitjen e ndeshjes së parë kualifikuese në Ligën e Kampionëve ndaj The New Saints në Uells.