Site icon Tetova Expres

VOLEJBOLLI NË RËRË, NJË ATRAKSION  PËR  TETOVARËT

Kampionati  Ballkanik i Volejbollit  në rërë  ka  vazhduar  sipas  orarit  të paraparë  dje pas dite edhe dhe në orët  e mbrëmjes  ku  u  zhvilluan  12 ndeshje mes  ekipeve pjesëmarrëse sipas itinerarit nga ana e organizatorit.  Krahas ndeshjeve  mbrëmë ashtu siç edhe ishte caktuar u bë  hapja solemne e këtij kampionati ballkanik për moshat në 22 vjeç, ku të pranishëm ishin kreu  i komunës së Tetovës  Bilall Kasami, zëvendës kryeministri parë i  Qeverisë së Maqedonisë së Veriut  Izet Mexhiti, ministri  Sportit, Borko Ristevski , kryetari i Federatës së  Volejbollit  Petar Jovanovski  dhe shumë emra  të njohur nga jeta sportive dhe ajo publike mes  ekipeve pjesëmarrëse .  Kryetari  Bilall Kasami  në  hapjen  zyrtare të këtij kampionati  tha  se ky është  një event i veçant për  qytetin e Tetovës

’Kam  kënaqësinë që  në Tetovë, këtu nga sheshi ‘Ilirija’ të promovojmë hapjen e kampionatit Ballkanik në Beach Volej. Është një ndër sportet më atraktive që ka  grumbulluar  në Tetovë 6 shtetet ballkanike  dhe  dikund  15  ekipe  nga të  cilat 8 të konkurrencës të djemve  dhe 7 në konkurrencën e vajzave. Për Tetovën kjo është një event i veçantë dhe  sigurisht që besojmë se  në këto tre  ditë të garave  ballkanike për  për  gjenerata  ndër  22 vjeç, do të jetë  natë e sportit ku tetovarët  do të mund të  kalojnë çaste të bukura  dhe   sigurisht besojmë dhe urojmë  që të  fitoj  ekipi  më e mirë dhe  sigurisht  kjo do të jetë një ndër rastet  që tetovarët duhet ta  mbajnë mend në memorien e tyre’’

Kryetari e  Federatës së Volejbollit Petar Jovanovski  i mahnitur  me  këtë organizim të shkëlqyer  falënderoj  qytetarët tetovar  dhe komunën e Tetovës

‘’ Të nderuar tetovar shpresoj se  këto tre  ditë  do tua zbukurojmë, do të shihni  një sport  shumë të bukur , do të  shihni  të  fëmijë të rinjtë cilët do të luajnë volejboll dhe  do tua  zbukurojnë këto tre  ditë, Nuk  do të flas  më tepër  por  një falënderim të veçantë  për  zoti Ajetin i  cili  bëri çdo gjë që kjo të  duket kështu bukur’’ tha  Petar Jovanovski.

Në  ndeshjet e para  ditës  së sotme  u  shënuan këto rezultate: Në kategorinë e vajzave  Shqipëri  – Moldavi 0-2, Romani – Turqia 2  2-0,  Maqedoni – Turqia 1  0-2   dhe, ndërsa në kategorinë e meshkujve Moldavia 2  mundi Shqipërinë  2-0. Garat   sipas  orarit vazhdojnë  në orët  e mbrëmjes, ndërsa  nesër zhvillohen ndeshje  gjysmëfinale  dhe  ato  finale  ku  ekskluzivisht  emitohen në rrjetet  sociale  të  Televizionit Koha

Advertisement
SHABAN SINANI – TV KOHA
Exit mobile version