Site icon Tetova Expres

Bulevardi  “Boris Kidriç” asfaltohet këtyre ditëve

Më së voni deri në fillimt të javës së ardhshme do të asfaltohet edhe pjesa tjetër e Bulevardit “Boris Kidriç” në Tetovë. Kështu kanë bërë të ditur nga Komuna e Tetovës, prej nga njoftojnë se edhe në këtë pjesë të bulevardit janë kryer të gjitha punët ndërtimore që kanë të bëjnë me infrastrukturën nëntokësore. Së fundmi është bërë edhe tamponimi i trasesë dhe tashmë mund të fillojë asfaltimi, thonë nga Komuna e Tetovës.

“ Momentalisht në bulevardin “Boris Kidriç” në Tetovë është asfaltuar vetëm njëri krah I rrugës, të enjten është bërë tamponimi i krahut tjetër dhe besojmë se në fund të kësaj jave ose në fillim të javës së ardhshme do të fillojmë me asfaltimin e krahut tjetër të rrugës. Aktualisht do të bëhet vetëm njëra fazë e asfaltimit dhe rruga do të lëshohet për qarkullim, pasi që dihet se në këtë periudhë vijnë mërgimtarët dhe nëse mbetet i mbyllur ky bulevard mund të krijohet kaos. Është ky një veprim që të mos ketë kaos dhe veturat të qarkullojmë lirshëm, ndërsa më pas do të vijohet edhe me fazën e dytë të asfaltimit”, deklaroi Albion Alili, zëdhënës i komunës së Tetovës.

Nga Komuna e Tetovës kanë pranuar se ka pasur vonesa për përfundimin e këtij bulevardi në kohë.

“ Ka pasur vonesa për shkak të kohës së papërshtatshme gjatë dimrit dhe rrethanave tjera të ndryshme por besojmë se brenda dy javësh ky bulevard do të jetë I qasshëm për qytetarët”, tha zëdhënësi Alili.

Faza e parë e këtij projekti ka kushtuar mbi 5 milionë denarë, ndërsa faza e dytë mbi 7 milionë denarë apo rreth 200 mijë euro gjithsej. Në kohën kur janë promovuar fillimet e punëve në këtë bulevard, nga Komuna e Tetovës njoftuan se gjatësia e bulevardit është 350 metra, kurse gjerësia është 25 metra. Sipas paralajmërimeve do të ketë në të dy anët e korsisë së rrugës do të ketë trotuare me nga dy metra, rrugët do të jenë nga tre metra, po ashtu është paraparë edhe gjelbërim, shëtitorja do të jetë 4.5 metra dhe dy shtigje për biçikleta me nga dy metra./TV KOHA/

Advertisement

 

Exit mobile version