Site icon Tetova Expres

Reshjet e shiut, pemët bien mbi vetura në Tetovë

Drunj të rrëzuar mbi vetura, në disa rrugë të Tetovë. Këto janë pamjet nga rreshjet e shiut që përfshinë rajonin e Pollogut në orët e pasditës.  Reshjet e shiut janë përcjellur edhe me stuhi të fuqishme duke shkaktuar dëme edhe në qytet por edhe në rajonin më të gjërë të Pollogut. Nga pamjet që arritën në redaksinë tonë, shihen drunj që kanë rrënë mbi vetura të parkuara, ndërsa njoftohet se mënëjeherë në vendngjarje kanë dalur ekipet e zjarrfikësve të Tetovës për të sanuar gjendjen e krijuar pas rreshjeve të dendura të shiut. Imazhi i radarit tregon një situatë atmosferike aktive mbi pjesën perëndimore dhe qendrore të Maqedonisë, me praninë e reshjeve të rrëmbyeshme, stuhive dhe breshër të mundshëm. Në redaksinë tonë arritën edhe pamjet nga breshëri që sot kaploi disa rajone të Kosovës. Apelohet për më shumë kujdes gjatë orëve të mbrëmjes.

 

Exit mobile version