Site icon Tetova Expres

Bulevardi i ri në Tetovë do të vazhdojë të ndërtohet deri në Poroj

Kryetari i Komunës së Tetovës Bilall Kasami ka thënë se do të vazhdojë të realizohet bulevardi V.S Bato në Tetovë në drejtim të fshatit Poroj dhe në drejtim të qarkores në fshatin Trebosh që është në realizim e sipër. Aktualisht, ky bulevard përfundon në lagjen Drenovec, respektivisht në fund të ish fabrikës së tullave. Megjithatë nëse vazhdohet të realizohet deri në fshatin Poroj në njërën anë dhe në drejtim të fshatit Trebosh, në anën tjetër atëherë atëherë ky do të ishte lehëstim I madh për rrugën aktuale Tetovë-Jazhincë, e cila vazhdimisht është e stërngarkuar dhe mjaft e frekuentuar. Kasami nënvizon se është në planet e komunës që të vazhdohet ky bulevard.
“ Pajtetër që do të vazhdojë, sigurisht se projektet kapitale nuk realizohen në një periudhë të shkurtër, besoj që në mbledhjen e rradhës të këshillit komunal, do të propozojmë programën zhvillimore ku është paraparë përfundimi I këtij bulevardi, deri në fshatin Poroj me çka kjo rrugë do të jetë plotësisht funksionale dhe në të njejtën kohë jemi në bisedime me qeverinë, më konkretisht me drejtorinë për rrugë shtetërore për të vazhduar edhe krahun tjetër deri në qarkoren në fshatin Trebosh që është në ndërtim e sipër”, deklaroi Kryetari I Komunës së Tetovë Bilall Kasami.
Ky bulevard është një ndër arteriet kryesore të komunikacionit për trafikun e stërngarkuar në rrugët e qytetit të Tetovës dhe kishte për qëllim që të evitojë kaosin në pjesët kryesore, sidomos për automjetete që vijnë nga Shkupi dhe Gostivari dhe desticnacion nuk e kanë Tetovën, por rrugën regjionale Tetovë-Jazhincë dhe anasjelltas.

 

Exit mobile version